• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë/ Prokuroria kundër Gjykatës: Kërkojmë burg për dy të akuzuarit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë/ Prokuroria kundër Gjykatës: Kërkojmë burg për dy të akuzuarit

1 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Pak kohe pasi Gjykata e Tiranes shpalli te pafajshem dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tirane, prokuroria apelon vendimin, duke kerkuar fajesi per ta.

Sipas prokurorise, dy personat nen akuzë për ngjarjen e bujshme,  shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama, duhet te denohen.

Prokuroria e Tiranes kerkoi denimin me 9 vite per Defrim Hakramen dhe 7 vite per Edmond Kallarin.

Pafajesia

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tiranë. Nën akuzë për ngjarjen e bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë pak kohe me pare dhe dy të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfill kundër ligjeve në fuqi. Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në gusht të vitit 2016-të në landfillin e Sharrës.

Në atë kohë pati shumë spekulime për ngjarjen. Në fillim u tha se ai ishte vrarë dhe transportuar në landfill, por më pas u zbulua e vërteta. I mituri punonte në landfill edhe pse nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës, Dë- frim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari nuk kanë respektuar rregulloren për mënyrën e punës në landfill, ku Gjoklaj humbi jetën nga përplasja me fadromën.

DOSJA

Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, Policia Gjyqësore u njoftua se në vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës” Tiranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinave pranë sheshit të riciklimit. Kufoma ishte e seksit mashkull, në të cilën, nga këqyrja që iu bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u bë dhe identifikimi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datëlindjes 1999 (17 vjeç), lindur në Tropojë dhe banues në Kombinat, Tiranë.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune).

Nga këqyrjet në vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërisë “3R” sh.p.k, e cila gjendet ne ambientet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyrë u gjetën disa praktika me emra – mbiemra sipas turneve, me data të ndryshme, të cilat u sekuestruan dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes.

Prokuroria dyshonte se Gjoklaj është goditur nga fadroma teksa ishte duke punuar, për këtë arsye akuzoi edhe drejtuesin e saj, Edmond Kollarin. Mirëpo, provat e Prokurorisë nuk mjaftuan për Gjykatën që të shpallte fajtorë dy të akuzuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Noizy e jep Oriolën me ofertë, kjo e fundit nuk ia përton aspak përgjigjen (FOTO)
Previous article U përdhunua nga 34-vjeçari, si e zbuloi familja e 6-vjeçarit ngjarjen e rëndë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT