• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E AKTORIT TE NJOHUR/ Kryeprokurori shton misterin rreth ngjarjes: Nga telefoni i tij…
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E AKTORIT TE NJOHUR/ Kryeprokurori shton misterin rreth ngjarjes: Nga telefoni i tij…

22 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjakovë deri tash nuk ka asnjë pistë hetimi rreth vdekjes së aktorit 23-vjeçar, Art Kurti. Kryeprokurori Ali Selimaj thotë se as ekzaminimi i telefonave të Kurtit nuk ka treguar ndonjë detaj i cili mund të shtynte te ndonjë pistë hetimi, që do të tregonte se ky person është vrarë.

Ekzaminimi i telefonave të aktorit të ndjerë Art Kurti, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e 24 prillit, nuk ka nxjerrë ndonjë dyshim se i njëjti ka qenë shënjestër e dikujt apo ishte shtyrë të vetëvritet.

Megjithatë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ende është në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për t’i nxjerrë përfundimet nëse vdekja e Kurtit ishte vrasje apo vetëvrasje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se deri tash as ekzaminimi i telefonave të Kurtit nuk ka hapur dyshime për ndonjë pistë të mundshme të hetimeve rreth vdekjes së tij.

“Prej kontakteve dhe prej numrave të telefonit nuk është zbuluar asgjë që dikush ka mundur ta privojë atë nga jeta. Deri tash nuk kemi diçka as nga telefoni, i cili është dërguar për ekzaminim, edhe pse ende nuk na ka ardhur përgjigja, mirëpo me gojë na është thënë se nuk ka ndonjë të dhënë, e cila mund të na shtyjë te ndonjë pistë që do të na tregonte se ky person është vrarë apo diçka e tillë”, u shpreh Selimaj.

Kryeprokurori Selimaj thotë se në bazë të informatave që kanë marrë nga mjeku ligjor i cili e ka kryer autopsinë e trupit të Kurtit del që gjatë shkrepjes arma nuk ishte e mbështetur në kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO BËJNË NAMIN"/ Dhuratat e dasmës mbretërore po shiten në eBay (FOTO)
Previous article Thyen rregullat e qarkullimit dhe shkaktuan akisdent, arrestohen dy drejtues mjetesh në Vlorë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT