• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Familjarët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dyshohet se… (DETAJET)
Home
Breaking News

VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Familjarët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dyshohet se… (DETAJET)

17 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një hoteli.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se katër familjarët janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë, siç u raportua më herët.

“Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime të detajuara për vdekjen e katër familjarëve rusë. Për momentin, policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, ku më e mundshmja është ajo e asfiksisë, për shkak të klorit. Rusët kanë gjetur vdekjen në pishinën dimërore dhe dyshohet se përqendrimi i klorit ka qenë shumë i lartë, duke bërë që ata të asfiksohen dhe të gjejnë vdekjen. Megjithatë, prokuroria po heton edhe mundësinë e helmimit të tyre, pasi ata kanë qenë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ku kanë ngrënë, dhe më pas kishin ndaluar edhe në Librazhd, ku kishin ngrënë sërish, për të ardhur më tej në Qerret, ku nuk kanë ngrënë në hotel”, tha gazetarja Lala.

Gjithashtu, gazetarja raporton për “BalkanWeb” se janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Ndërsa, e gjithë procedura e hetimit po ndiqet dhe nga punonjës të ambasadës ruse në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET NGA "MARATONA E TIRANËS"/ Rama: Një traditë e re që rikthehet pas vitit të vështirë të 2020 (VIDEO)
Previous article I AKUZUAR PËR KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ Gjykata merr vendimin për kandidatin e LSI-së, Etjon Joka

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT