Një 35-vjeçar ndërroi jetë mbrëmë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi shkoi me plagë të rënda në kokë. Viktima është Arben Gjeci nga fshati Bastar i Mesëm. Ai u gjetur i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët një ditë më parë dhe u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Ngjarja u raportua si aksidentale, por hetimet provuan të kundërtën. I riu është sulmuar të premten në mbrëmje nga një 31- vjeçar për shkaqe që dyshohet se lidheshin me pazaret e drogës. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe dy persona që mendohet se ka fshehur ngjarjen.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarve u gjet edhe një sasi kanabisi.