Për vdekjen e 23 vjeçarit, shqiptarit nga Shkodra Florenc Beqiraj ka reaguar edhe lideri i Opozitës Lulzim Basha.
Me një status në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ Basha ka thënë se lajmi i vdekjes është i kobshëm, dhe në momente të tilla që njerëzit duhet të bashkohen me familjet e tyre për festa.
Madje kreu i PD-së nuk ka hezituar të nënkuptojë edhe arsyen që çoi sipas tij në vdekjen e tij, dhe të shumë largimeve nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Këtu ai e ka fjalën për Kryeministrin.
Mëposhtë është i plotë reagimi i Bashës:
“Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar.
Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.
Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.
Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!”.
Përgatiti: AlpeNews.al


