Vdekja e 23 vjecarit në Marsejë ka tronditur vendin. Përmes një komunikate për shtyp nga prresidenca mësojme se Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.
Komunikata për mediat
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.
Blushi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.


