• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 21 VJEÇARES/ Rrënqeth gjyshi: Çupa më vdiq në duar. Bërtisja O MASKARENJ, sillni një barelë (VIDEO)
Home
Sociale

VDEKJA E 21 VJEÇARES/ Rrënqeth gjyshi: Çupa më vdiq në duar. Bërtisja O MASKARENJ, sillni një barelë (VIDEO)

14 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prej dy ditësh familjarët e Xhuljeta Gjekës, 21 vjeçares nga fshati Mujalli i Fierit që humbi jetën në rrethana ende të paqarta, enden dyerve të spitalit e policisë për të kërkuar drejtësi.

Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë ndaj vajzës së re që humbi jetën me të mbërritur në spital. Pak orë pasi mjekët i kishin bërë një serum dhe e kishin përcjellë drejt banesës duke e qetësuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës.

Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re mes lotësh tregon se vajza ka shkuar në spital me temperaturë shumë të ulët. Pasi ka bërë një serum, thotë gjyshi, është larguar për në banesë. Mjekët i kanë thënë të atit të vajzës, se shkak për këtë situatë ishin virozat e stinës, megjithatë gjendja e saj nuk është përmirësuar.

“I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time veçanërisht populli i Fierit me ata mjekë që kemi. E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36, 5. Unë bërtisja doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet, këtu gabuam ne si prindër, e nisën në shtëpi”,- thotë gjyshi mes lotësh për “BalkanWeb”

Duke akuzuar mjekët, gjyshi thotë: “Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën”,- thotë gjyshi teksa shpërthen në të qara.

Nevila Shuke, drejtoresha e spitalit rajonal në Fier duke shprehur ngushëllimet për rastin deklaroi se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Coppenhagen-Atletico Madrid luhet 11 vite më pas…
Previous article Froome: S’kam përdorur doping, garoj me ndërgjegjien e pastër

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT