• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E 14 VJEÇARIT/ Prindërit dyshojnë tek loja në internet
Home
Jetë

VDEKJA E 14 VJEÇARIT/ Prindërit dyshojnë tek loja në internet

13 September, 2018 Isa.Autor Jetë

Igor Maj, vetëm 14 vjeç u gjet i pajetë në dhomën e tij në shtëpi më 6 shtator në Milano.

Ka mbytur veten me një litar alpinizmi. Fillimisht ishte menduar për një vetvrasje. Por, falë hetimit të kompjuterit dhe smartfonit të tij, ka dalë në dritë një hipotezë e tmerrshme: Igor, një amator alpinist, ka shkuar larg në sfidën e ‘blackout’, një praktikë që konsiston në privimin nga ajri për periudha gjithnjë e më të gjata, derisa në humbje të ndjenjave dhe më pas rimarrjen e vetes sërish.

Në këtë pikë, prindërit ngrenë apelin :”Ndihmoni fëmijët tanë!”

Blackout – Nga hetimi i kompjuterit dhe telefonit të djaloshit, del në pah se ai ishte lidhur me disa rrjete ku luhej ‘blackout’, që çon të rinjtë deri në privim nga oksigjeni.

Një lojë shumë e rrezikshme dhe po aq e përhapur tek të rinjtë.

Apeli i prindërve – Prindërit e Igor kanë vendosur të shpërndajnë emrin dhe foton e birit të tyre, deri sa të mos përsëriten më kurrë raste të tilla.

“Bëni të pamundurën për t’i treguar fëmijëve tuaj se mund të flasin gjithnjë me ju, për çdo budallallëk që u vjen në mendje. Bëjini një guidë që t’i ndihmojë të kuptojnë se cilat rreziqe nuk kanë marrë në konsideratë.

Ne mendojmë se e kemi bërë gjithnjë diçka të tillë me Igor, por prapë nuk ka mjaftuar.

Ndaj, kërkoni të bëni edhe më shumë, sepse të gjithë të rinjtë në moshën e adoleshencës dominohen nga ndjesia e superfuqisë që, nga njëra anë i lejon të përballen me botën dhe nga ana tjetër mund të jetë fatale.”

Ky apel i prindërve publikuar nga pareti.it, rrjet referimi për alpinistët, dhe nga faqja e facebook-ut “I Ragni di Leço” (Merimangat e Leço-s).

Për blackout-in ishte folur edhe në shkurt, kur një 14 vjeçar u gjet në grahmat e fundit të jetës në banjon e shtëpisë në Tivoli, provincë e Romës, me kabllon e Playstation-it të shtrënguar në fyt dhe vdiq disa ditë më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United nuk heq dorë nga kampioni i botës
Previous article ALICE ELIZABETH TAYLOR/ 12 arsyet pse zgjodha të jetoj në Shqipëri (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua Jetë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT