• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 14-VEJÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Zbulohet video ku i dashuri e dhunonte në një stacion autobusi
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E 14-VEJÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Zbulohet video ku i dashuri e dhunonte në një stacion autobusi

29 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetuesit italianë kanë siguruar një video, ku duket se 15-vjeçari shqiptar me inicialet M.C.S, dhunon 14-vjeçaren, po ashtu shqiptare, Aurora Tila, e cila vdiq pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati, mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.

Sipas medias italiane “La Repubblica”, videoja është xhiruar rastësisht nga tre vajza në një stacion autobusi.

Aty shfaqet adoleshenti me inicialet M.C.S duke tërhequr, goditur dhe fyer Aurorën, e cila në ato momente shpëton vetëm falë ndërhyrjes së bashkëmoshatarëve të saj.

Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e levizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas dëshmive, i dashuri 15-vjeçar dalloj për xhelozinë e tij të tepruar. Fqinjët e pallatit ku ndodhi ngjarja janë shprehur se nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të çuditshme apo thirrje për ndihmë.

Adoleshenti shqiptar ka kërkuar ndihmë dhe ka raportuar për vdekjen e të miturës shqiptare pak pas orës 08.30.

Aurora u gjet në një pellg gjaku në tarracën e katit të pestë, pas një rënie nga 12 metra lartësi.

“As qiramarrësit e atij apartamenti – thotë Lorenza Dordoni, avokatja e familjes – nuk dëgjuan ndonjë gjë.”

Aurora ishte 1.50 metra e gjatë me peshë 33 kilogramë dhe duke marrë parasysh këto karakteristika fizike të saj, sipas autoriteteve ishte e vështirë për të që të ngjitej vullnetarisht mbi parmakë 1.20 metra të lartë.

Edhe sikur të kishte provuar – shtojnë autoritetet – ish i dashuri i saj ka pasur mundësitë për ta ndaluar.

Mediat italiane shtojnë se kohëve të fundit, Aurora shfaqej e pasigurtë për jetën e saj.

Frika e saj kishte shpërthyer pasi ajo kishte ndërprerë për herë të dytë lidhjen me 15-vjeçarin, në fillim të tetorit.

Ndërkohë, familja e Aurorës dhe autoritetet po presin rezultatet e autopsisë, të kryera nga mjeku Giovanni Cecchetto.

I dashuri shqiptar i moshës 15-vjeçare, është nën hetim për vrasje me dashje. Ai u arrestua pasditen e djeshme (28 tetor 2024) nga karabinierët e Piacenza-s të koordinuar nga prokuroria për të mitur të Bolonjës.

Djali, i marrë nga shtëpia në fshatin Gossolengo ku jeton me prindërit e tij, u burgos në burgun për të mitur “Pietro Siciliano” në Via del Pratello.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Mosbindja civile përdor makinat luksoze për bllokimin e akseve kryesore
Previous article DENONCON e reja: Jam shfrytëzuar për prostitucion nga 2 persona. Policia nis hetimet

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT