Kontrollorët e trafikut ajrorë në Kosovë po vazhdojnë edhe sot grevën. Kjo po ndodhë pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.
Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetë orëve, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajror.Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimum i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.