Prokuroria në Riad njoftoi sot se do të rekrutojë për herë të parë gratë saudite, pasi Mbretëria synon të promovojë punësimin e grave në zbatim të një plani reformash ekonomike dhe sociale.
“Vende vakante janë në dispozicion për gratë në strukturat e prokurorisë”, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Informacionit.
Ky njoftim është pjesë e vazhdimit të programit të reformave ‘Vizion 2030’ të princit të kurorës Mohammed ben Salmane, që ka si synim që gratë të përbëjnë gati një të tretën e popullsisë aktive, në krahasim me 22 % që është aktualiasht.
Shërbimet e imigracionit kanë raportuar së fundmi pranimin e 107 000 kandidatura për 140 vende vakante të grave në aeroporte dhe posta kufitare, përcjell Atsh.
Vitin e kaluar, mbreti Salmane i mundësoi grave të drejtën për drejtimin e automjetit duke nisur nga muaji qershor, një reformë historike që i mundësoi grave jo vetëm të drejtën e drejtimit të makinës, por gjithashtu shumë më tepër mundësi në tregun e punës.