• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAZHDOJNË TEORITË KONSPIRATIVE TË ALFRDED CAKOS/ “Vaksina me mikroçip do bëhet me detyrim për të kontrolluar botën, në tetor-nëntor aksioni”
Home
Sociale

VAZHDOJNË TEORITË KONSPIRATIVE TË ALFRDED CAKOS/ “Vaksina me mikroçip do bëhet me detyrim për të kontrolluar botën, në tetor-nëntor aksioni”

22 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Alfred Cako , aktivist i lëvizjes No Vax ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “ Abc – ja e mëngjesit ” . Ai e cilësoi situatën e krijuar nga koronavirusi një “ plandemi ” që është bërë me qëllim për të ulur e popullsisë së botës . Sipas tij , në muajin Tetor dhe Nëntor vaksina që do të prodhohet për koronavirusin do të bëhet e detyrueshme nëpërmjet disa masave shtrënguese dhe nëse kjo nuk do të ketë sukses , përdorimi i saj do të bëhet dhe më dhunë .

” Në muajin tetor nëntor do përpiqen të bëjnë vaksinës me shtrëngim , domethënë do të privojnë nga disa të drejta , përshembull nuk ke të drejtë të ngasësh makinën nëse nuk ke atë çertifikatën e vaksinës , nuk do të lënë të marrësh pensionin për të bërë vaksinën , nuk do të lënë të punosh të administratë shtetërore , të shkosh në shkolla publike apo private nuk do të japin numër sigurimesh edhe nga biznesi privat dhe nuk të lejojnë të punësohesh nëse punëmarrësi nuk paraqit çertifikatat e vaksinave . Kjo vaksinë nëse nuk do të ketë sukses me këto masa shtrënguese , mund të përdoret edhe varianti kinez që të bëhet me dhunë dhe me polici .

Po shkojmë drejt këtij skenari , që i shërben depopullimit dhe uljes së përgjithshme të popullsisë sipas disa studimeve që do t’i botoj shumë shpejt në fund të muajit që do të jetë libri i parë i lëvizjes No Vax , me referenca të studiuesve të pavarur që nuk varen nga OBSH , të cilët janë shprehur kundër vaksinave dhe kanë treguar me statistika rastet e vdekjeve para vaksinimit dhe pas shtimit të çdo vaksine , të shtimit të sëmundjeve të ndryshme . ” , tha ai

Më tej , ai shtroi se mbajtja e maskës me detyrim është një nga shenjat e para të kësaj “ lufte ” botërore , duke shtuar më tej se do të përdoren vaksina në formë mikrocipi për të kontrolluar të gjithë popullsinë në botë . Ai tha se në fund të gushtit situata do të jetë më e rëndë dhe do të ketë shtim të rasteve , ndërsa shtoi se vendi do të futet përsëri në karantinë . “ Kur kam thënë unë që do vihet maska me detyrim , në fillim thonin ku e din ky , maska vaksina dhe çipi këto janë tre shenjat i kam thënë që në vitin 2013 në emisione të ndryshme nuk do të ketë luftra , por me mikrobe , kjo është axhenda 2021. Këta do thonë se virusi krijon mutacion dhe nuk kurohet ose kurimi është për një afat të shkurtër , dhe që të mbyllet ky problem ne do bëjmë një vaksinë në formë mikrocipi që e ka thënë dhe Bill Gates , dhe nëpërmjet saj do të kontrollojnë popullsinë e botës . ” , tha ai .
Ai gjithashtu foli edhe për një video që Ministria e Shëndetësisë publikoi para disa ditësh , për të cilën tha se Prokuroria duhet të nisë hetimet për shkak se po përhapin tmerr dhe panik tek qytetarët . “ Ka qenë dhe një video tmerruese e Ministrisë së Shëndetësisë që hodhi para disa ditësh . Kjo duhet të ndiqet nga Prokuroria sepse po shkaktojnë panik dhe tmerr nëpërmjet mashtrimit . Marrin disa efekte muzikotre , tregojnë një njeri me serum sikur është një ngjarje të jashtëzakonshme dhe kur e shoqëron me efekte muzikore tmerruese , tmerron njerrëzit . Ajo duhet të ishte thirrur në Prokurori . ” , tha ai
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË 2021 FITOJMË MANDATIN E TRETË"/ Spiropali nga Kashari: Tirana do t’i mësojë Lulit se kryeministër zgjidhesh nuk vetëshpallesh
Previous article "ME VAJZËN KISHA LIDHJE DASHURIE. ERDHI VETË MË KËRKOI..."/ Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit nga Kruja: S’i kam dhënë kokainë…

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT