Shkëndija është duke bërë një sezon shumë të mirë në Maqedoni, teksa pas disa sezonesh “sundim”, Vardari mund t’i lërë stafetën e kampionit ekipit të Shkëdinjës.
Tashmë ekipi shqiptar në Maqedoni, është duke bërë përgatitjen dimërore në Antalia. Në ditën ky ekip ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Dinamo Zagrebit.
Takimi ka përfunduar pa gola, në rezultatin 0-0. Ky rezultat mund të quhet pozitiv për këtë skuadër në prag të nisjes së kampionatit, sepse përballë tyre gjendej një nga ekipet më të mira në Europë.