Situata e kohëve të fundit ishte bërë vërtetë shqetësuese. Kjo për faktin e numrit të madh të vatrave të zjarrit që po ndodhin nëpër qytete të ndryshme në vend, e që po rriten dita ditës.
Rreth kësaj situate shqetësuese reagoi edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se këto vatra janë shkaktuar qëllimisht nga njerëzit. Plot 91 të tillë ndodhën në vetëm 17 ditë, sipas ministres Xhaçka. Po ashtu disa prej autorëve janë kapur.
Ajo çfarë nuk është normale, është fakti se një valë e tillë zjarresht nuk ka ndodhur në ditët e nxehta të verës, e po ndodh ditët e para të vjeshtës. E ndërsa këtë muaj situata është qetësuar.
Bashkia e Patosit nuk dihet nëse është gati për rastin e ndonjë situate emergjente. Kjo shihet në faktin se kjo bashki ka hapur një tender në datë 09.10.2018 për blerjen e një zjarrëfikësje. E ndërsa do të përfundojë në datën 19.10.2018.
Deri tani situata nuk ka qenë shqetësuese, por shpresojmë që vatrat e zjarreve “të presin” dhe pak, të paktën derisa të mbërrijë zjarrëfikësja e re.
Dokumenti i plotë: