Një zjarr masiv ka rënë sot në pyllin e Semanit.
Sipas informacioneve të para, mësohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së pushuesve por autoritetet po hetojnë edhe për mundësinë e zjarrëvënies së qëllimshme. 4 zjarrfikëse janë shkuar në vendngjarje, në përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka përfshirë një pjesë të pyllit të Semanit. Bëhet me dije se deri tani janë djegur 2 hektarë me pisha por zjarri për momentin nuk rrezikon banesat.
Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të tregohen të kujdeshëm. Ndërkohë beteja me flakët vazhdon. Zyrtarët e Bashkisë Fier kanë deklaruar se në rast përkeqësimi të situatës do kërkojnë ndihmën e helikopterëve.