Spitali i Elbasanit nuk gjen qetësi. Pas lajmit të djeshëm që 4 infermiere të maternitetit rezultuan pozitive me koronavirus, sot bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë dhe 4 infermierë të tjerë, së bashku me një mjek pediatër.
Pavioni i Gjinekologjisë u mbyll dje pas lajmit se ishin të infektuara 4 infermiere. Pas mbylljes, pacientët dhe personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore, por sot pesë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.
Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, duke e çcuar në 83 numrin total të jetëve të humbura. Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete.


