Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga ishulli i Sazanit.
Edhe pse në ishullin e Sazanit nuk ka shezllone, ashtu sikurse jemi mësuar t’i shohim në plazhet e tjera, përsëri turistët “mobilizohen” duke i marrë. matrialet me vete për të bërë plazh.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.
Ka shumë turistë që iu intereson aspekti i florës dhe faunës dhe kjo përbën një vlerë të shtuar pëe ishullin.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga ishulli i Sazanit.
/AlpeNews.al