• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vasili sulmon qeverinë: Zhbëri reformën në drejtësi, pjesë e strategjisë u bënë edhe të huaj
Home
Shqipëri

Vasili sulmon qeverinë: Zhbëri reformën në drejtësi, pjesë e strategjisë u bënë edhe të huaj

18 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar maxhorancën ndërsa e akuzon për zhbërje të reformës në Drejtësi. Përmes një reagimi të gjatë në ‘Facebook’ Vasili nuk la pa shigjetuar edhe përfaqësues të huaj në vendin tonë.

Ai thekson se shkelja e Kushtetutës dhe deformimi i ligjeve nga maxhoranca bëhet në funksion të kapjes së sistemit të drejtësisë.

REAGIMI I VASILIT

Maxhoranca zhbëri Reformen konsensuale ne Drejtesi te 21-22 korrikut dhe Komisionin e Venecias, per te kapur sistemin. Maxhoranca ka nxjerre teresisht Reformen ne Drejtesi nga konsensualiteti i cili ishte dimensioni i vetem garantist per nje reforme dhe sistem drejtesie afatgjate,te paanshem,
gjitheperfshires,te bazuar vetem ne kushtetute e ne ligj dhe te besuar gjeresisht nga shqiptaret. Komisioni i Venecias i cili ishte gjithashtu garanti i integritetit juridik te reformes percaktoi rrugen e qarte,dimensionet e reformes,por edhe vijat e kuqe qe nuk duheshin shkelur kurrsesi dhe per asnje shkak.

Shkelja e kushtetutes dhe deformimi i ligjeve nga maxhoranca ne funksion te kapjes se sistemit kjo eshte rruga e keqe ne te cilen e futi reformen kjo maxhorance. Per fat te keq pjese e kesaj strategjie te lige te kapjes se sistemit u bene edhe disa te huaj, diplomate apo misione asistence.

Sot eshte perseri dita tu kujtojme cfare ka sugjeruar me force Komisioni i Venecias qe ne vitin 2016 perpara se reforma te miratohej me 140 vota ne Kuvend. Duke lexuar ç’ka kerkuar Venecia kushdo qofte ne maxhorance apo ne misione te huaja do kuptojne fare qarte ne shqip dhe anglisht se ne ç’gjendje kritike ka hyre Reforma ne Drejtesi, situaten antikushtetuese dhe antiligjore ne te cilen ajo ndodhet,nderkohe qe sistemi eshte dekapituar me asgjesimin e Gjykates kushtetuese,Gjykates se Larte dhe pa KLGJ,pa KLP e Inspektor te Larte te Drejtesise dhe me KED te bllokuar qëllimisht.

Lexoni cfare thoshte e kerkoi Venecia ne 2016:
1.Komisioni i Venecias ka ripërsëritur kërkesën per konsensus politik mes mazhorancës dhe opozitës, për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtesisë (parag. 13 dhe 88).

2.Përfshirja

e opozitës konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës, duke përdorur shumicë të cilesuar apo metodë tjetër (parag. 14 dhe 17).
3.Komisioni i Venecias kërkon perfshirjen e opozitës për zgjedhjen e antarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama që kërkon që anëtarët të zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregulli që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).
4.Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar përfshirjen e opozitës. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)
5.Komisioni i Venecias ndryshe nga ç’parashikon drafti i qeverisë rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA OPTIMIZËM/ CAS merr nesër vendimin për Milanin, kuqezinjtë ëndërrojnë Europën
Previous article HUMBI JETEN NE AKSIDENTIN E DURRESIT/ Miku i 25-vjeçarit: Nuk gjej dot fjalë për ty, nuk dije...

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT