Varrimi i ekstremistit grek i cili uvra nga policia Shqiptare për shkak të sulmit që ai bëri ndaj një patrulle policie në fshatin Baularat të Gjirokastrës. Vrasja e tij solli një mori konfliktesh ndërmjet politikës shqiptare dhe asaj greke.
Edhe sot në varrimin e ekstremistit morën pjesë dy deputetë nga parlamenti shqiptar dhe një eurodeputete e parlamentit europian. Mbrëmë u paralajmërua se do ketë një fluks të shtuar të të grekë ve të cilët do vinin në Shqiperi për varrimin e Kaçifas. Kontrollet në doganë ishin të imtësishme për shkak të ngjarje dhe sigurisë në rastin e një konflikti. Ata që u kthyen nga policia në doganë ishin 20 vetë ku 4 prej tyre u proceduan penalisht, për shkak të sendeve që kishin me vete kapuç, bluze me mbishkrime urrejtjeje kundër shqiptarëve.
/Alpeneus.al








