Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me thirrje nacionaliste, ekstremiste dhe me duartrokitje.
Nga Greqia, kanë mbërritur rreth 1500 ekstremistë grekë, të cilët ishin veshur me të zeza dhe mbanin në duar flamunj .
Varrimi i Kaçifas i cili u vra nga forcat Rene 10 ditë më parë u kthye në një situatë thirrjesh rraciste ndaj shqiptarëve.
Thirrje drejtuar edhe gazetarëve shqiptarë si: “Gazetarë të poshtër”.
“Maqedonia është Greqi“, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, “Zjarr qenve shqiptar”, “Gjaku na thërret të djegim shqiptarët”, “Duhet të dini se këto janë tokat tona, jemi në Vorio-Epir këtu”, “Greqi, Greqi ti na drejton ne”, kanë qenë disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve.
/AlpeNews.al