Ngjarja më e rëndë e këtij muaji është padyshim vrasja e ekstremistit grek Konstandinos Katsifas nga forcat e RENEAS pas refuzimit për dorëzim.
Shumë deklarata të bujshme, shumë lot nga familjarët dhe shumë provokime nga pala greke kanë kaluar dita ditës.
Sot pas ekspertizave që ka kaluar Katsifas u varros në Bularat, në jug të Shqipërisë edhe pse sot nuk u duk si i tillë. Thënë kjo pasi nuk mbaroi me kaq. Ekstremistët grekë kishin ardhur nga Greqia për të qënë të pranishëm dhe nuk e lanë me kaq.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis.
Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.
Babis Karathanos është përfaqësues politik i “Agimit të Artë” dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar edhe si një prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë.
Çfarë shkruan në Facebook ekstremisti grek para arrestimit:
“Σήμερα κηδέψαμε τον Ήρωα μας Κωνσταντίνο Κατσίφα ο οποίος έπεσε δολοφονημένος υπερασπιζόμενος την Ελληνική Σημαία! Ας είναι ελαφρύ το χώμα της Βορείου Ηπείρου που τον σκεπάζει. ΑΘΑΝΑΤΟΣ!