• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARRIMI I KAÇIFAS/ Policia kontrolle për personat qe do jenë në ceremoni
Home
Breaking News

VARRIMI I KAÇIFAS/ Policia kontrolle për personat qe do jenë në ceremoni

8 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor do përcillet sot në banesën e fundit. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

MASAT E POLICISË

Ora 8:00- Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në kufij për personat që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë përpiluar një listë për të shmangur personat me prirje ekstremiste të marrin pjesë. Kontrollet janë kryer në të 2 doganat. Në Bularat policia nuk do të jetë e pranishme me uniformë për të shmangur ndonjë provokim të mundshëm. Nuk ka informacion për ndonjë skenar të mundshëm.

MBËRRIJNË NË KAKAVIJË SHTETASIT E PARË GREKË

Ora 05:30- Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin e minoritarit grek Kostandinos Kacifas. Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5.30. Në pikën kufitare të Kakavijës pasur procedura të shtuara sigurie, me forca të shumta policore, skanim i autobusit dhe kontroll fizik i pasagjerëve.

“Kemi ardhur nga Athina për të qenë në varrim. Nuk e kemi familje heroin por ishte shumë e rëndësishme për ne ta nderojmë.Në kufi nuk ishte e vështirë të kalonim”, shprehet njëri prej pasagjerëve të autobusit grek.

Ndërkohë një tjetër thotë: “Unë jam nga Athina, sapo mbërritëm për ceremoninë e varrimit. Jam këtu për të nderuar heroin tim, heroin tonë. Shumë të tjerë janë pas nesh, nuk e di saktë numrin e atyre që po vijnë, por janë shumë”

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishën e Shën Athanasit, pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit. Në të dyja anët e kufirit ka numër të dyfishuar sportelesh. masat e sigurisë përfshijnë përveç kontrolleve edhe skanimin e të gjithë autobusëve dhe mjeteve që po hyjnë në Shqipëri për ceremoninë mortore.

Autobusat jane nisur nga qyteti i Selanikut , Volosit , Athinës , Patras dhe Janinës.  Më shumë se 2,000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit, Kacifas. Ky i fundit mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

705ea503 9ec3 41d2 9621 4621ed543edc

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DASHURA E NJË MAFIOZI..."/ Bleona Qerreti zbulon sekretin dhe...
Previous article E BUJSHME/ Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet

Isa.Autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT