• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARRIMI I EKSTREMISTIT/ Grekët: Autoritetet shqiptare në Kakavijë po na pengojnë të marrim pjesë në ceremoni
Home
Breaking News

VARRIMI I EKSTREMISTIT/ Grekët: Autoritetet shqiptare në Kakavijë po na pengojnë të marrim pjesë në ceremoni

8 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Trupi i pajetë i ekstremistit grek të vrarë në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas është kthyer ditën e djeshme në Gjirokastër.

35-vjeçari do të varroset ditën e sotme rreth orës 13:00 i veshur me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë natës në pikën kufitare të Kakavijës një fugon i mbushur me persona me bluza të zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri. Ndër personat që nuk u lejuan të hynin ishte edhe një shtetas i quajtur Harallmbos Tiros, i cili u kthye mbrapsht pasi kishte me vete simbole të Vorio Epirit.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeral, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeralin e Kaçifas. Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje  përfaqësuesve të sindikatave që të ndërhyjnë tek autoritet shqiptare në mënyrë që ato të mos i pengojnë më mbështetasit e Kaçifas për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek.

Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej prej 11 ditësh në morgun e QSUT-së, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet
Previous article NJË DEKADË PAS NDARJES NGA JETA/ Tri filma të Xhanfize Kekos prezantohen në Kopenhagen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT