Sulmet ruse në Ukrainë kanë marrë me mijëra jetë njerëzish të pafajshëm, Daily Maii ka publkuar një nga momentet e trishta të këtyre momenteve.
Pamje që të thyejnë zemrat, kur një nënë ukrainase e pikëlluar qan mbi arkivolin e djalit të saj që vdiq në duart e trupave ruse.
Imazhet tronditëse të një funerali janë nga Irpini, një qytet që u pushtua nga forcat e Moskës për gati një muaj pasi u kap në ditët e para të pushtimit të Vladimir Putin.
Mizoritë e shumta ruse kanë dalë në dritë në Irpin dhe numri i varreve masive po rritet çdo ditë pasi zbulohen më shumë trupa civilësh dhe ushtarësh të vrarë nga forcat ruse.
Një grua e moshuar u shfaq në fotografi e veshur me një pallto të kuqe duke qëndruar në buzë të varrezave, me kokën e mbështetur në arkivolin e djalit të saj që do të ulej në një varr tashmë të gërmuar.
Por ajo dukej e paaftë të tërhiqej nga arkivoli i tij, i cili kishte një tufë të vogël lulesh të kuqe të vendosura sipër mbulesës blu. Familja e saj ishte mbledhur rreth saj, duke qëndruar në heshtje ndërsa gruaja kalonte momentet e saj të fundit me të dashurin e saj të humbur.
(Përshtati Alpenews.al marrë nga Daily Mail)









