• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTI OMICRON/ Brataj qetëson opinionin publik: Nuk shoh vend për panik, i ngjashëm me gripin e zakonshëm
Home
Sociale

VARIANTI OMICRON/ Brataj qetëson opinionin publik: Nuk shoh vend për panik, i ngjashëm me gripin e zakonshëm

4 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Varianti i fundit i COVID 19, Omicron ka vënë në alarm gjithë globin për shkak të nivelit të lartë të transmetueshmërisë. Në lidhje me situatën në vendin tonë ka reaguar edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Në një intervistë për Fax News ka folur për simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë por sipas Bratajt nuk është vendi për të përhapur panik.

Por dr. Brataj shprehet se nuk duhet të përhapet panik, pasi Omicron nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjera të mëparshme të COVID 19. Madje ai i sheh me rezerva dhe kufizimet e reja pasi sipas tij infektimi me variantin e ri është i pashmangshëm. “Ky variant ka simptomat një gripi të zakonshëm”, shprehet ai ndërsa jep dhe këshillat për trajtimin në banesë.

“Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma. Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19.

Transmetueshmëria e madhe nuk më shqetëson, sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më lehtë izolohet, kështu që COVID 19 do ta kalojë gjithsecili me imunitetin natyral ose atë artificial. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina.”

Ndërkohë në lidhje me shtërngimin e masave ai tha: U ripërsëritën masat ekzistuese dhe u dhanë afatet kohore për administratën publike si dhe për stafin mjekësor, policët, mësuesit të cilët japin shërbim publik dhe ndoshta u interpretua gabim sepse doza e tretë nuk hyn në afatet e 4 janarit. Evropa po merr masa shumë më shtrënguese se sa kemi parë këtu. Gjermania ndodhet në situatën që po dërgon pacientë jashtë vendit“. FAX

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË GREQI/ Regjistrohen mbi 5,157 raste të reja dhe 88 viktima në 24 orët e fundit
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon në 9 numri i të prekurve me variantin Omicron në Belgjikë

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT