• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTI I RI I COVID-19/ Mjeku: Shmanget nëse respektohen masat dhe ndalet përhapja e pandemisë
Home
Sociale

VARIANTI I RI I COVID-19/ Mjeku: Shmanget nëse respektohen masat dhe ndalet përhapja e pandemisë

28 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku infeksionist Arben Pilaca thotë se frenimi i përhapjes së pandemisë mund të ndalojë edhe krijimin e varianteve të reja të COVID-19. Prandaj ai apelon që, sidomos të rinjtë të mos tregohen të papërgjegjshëm, por të respektojnë masat.

Pilaca është i mendimit se për situatën që po përballet Shqipëria duhet të ketë më tepër rëndësi vijimi i përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19 se sa gjurmimi i varianteve të reja.

Duke folur në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, mjeku Pilaca tha se kryesore mbetet parandalimi pasi nëse parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit mund të parandalohen edhe mutacionet.

“Sa më e madhe përhapja e virusit, aq më e madhe mundësia që ai të krijojë mutacione, ne parandalimin e përhapjes e kemi në dorë dhe këtu duhet t’i përqendrojmë forcat tona, sepse pastaj ndryshimet e virusit janë të pritshme, shkallët e ndryshimit jo, por ato janë një sprovë që po e kalon shkenca botërore,” – vijoi mjeku Pilaca teksa e konsideroi jo problematike çështjen e kapaciteteve laboratorike në Shqipëri për të pikasur variantet e reja.

Pilaca kujtoi se në tërësi Instituti i Shëndetit Publik mban marrëdhënie në përditësim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe informacione rreth mostrave të varianteve mund të jenë shkëmbyer me to. Mirëpo duke iu rikthyer çështjes së përhapjes së infeksionit, mjeku infeksionist tha se edhe në vendet ku ka pasur variante të reja, politika kryesore ka qenë vendosja e masave ndaluese të përhapjes.

Javët e fundit në Shqipëri është vënë re një prirje në rritje të rasteve me infeksion dhe humbje e jetës edhe nga të rinj. Në këtë pjesë mjeku Pilaca tha se në tërësi ka pasur neglizhencë të masave të vëna nga autoritetet mjekësore dhe papërgjegjshmëria, kryesisht e të rinjve, po çon në infektime më të shumta të tyre.

I pyetur për veçantitë që kanë variantet e reja të COVID-19, mjeku infeksionist tha se në tërësi viruset kanë prirje që me kalimin e kohës të përshtaten dhe të bashkëjetojnë me speciet të cilat infektojnë, por aktualisht dihet pak për veçoritë që kanë variantet e reja të coronavirus-it.

“E vërteta e deritanishme është se rastet e reja janë më ngjitëse ndërsa shkalla e sëmundshmërisë nuk ka të dhëna të besueshme nëse krijon vdekshmëri më të madhe,” – u shpreh mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEBIL LIND, NUK..."/ Spahiu tallet keq me Berishën e Bashën: Gjyshi i lexon përralla nipit... (FOTO)
Previous article HEQJA E AKCIZËS, TAKSËS DHE.../ Rama: Janë përfitues potencial të gjithë ata që kanë tokën e tyre apo me qera dhe që e punojnë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT