• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTI DELTA MBËRRIN EDHE NË SHQIPËRI? Çfarë duhet të dini për rrezikshmërinë e tij. Ja SIMPTOMA dalluese
Home
Ekskluzive

VARIANTI DELTA MBËRRIN EDHE NË SHQIPËRI? Çfarë duhet të dini për rrezikshmërinë e tij. Ja SIMPTOMA dalluese

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Prej muajsh sitata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar, por mutacionet e virusit kanë “frikësuar” vendin.

Rastet me variantin Delta u dyshuan  në Qrkun Gjirokastër, një studente në fshatin “Asim Zeneli” e cili ka qenë jashtë shtetit ka shfaqur komplikacione dhe një tjetër 45-vjeçar nga Përmeti i cili ka qenë edhe ky jashtë Shqipërie. Të dy rastet po trajtohen në shtëpi dhe nuk kanë komplikacione. Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) ku shprehet se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të dyshuar. (KLIKO)

Dën e sotme ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu ku bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Në një intervistë mjeku infeksionit Gent Stroni tregoi simptomat që mund të sinjalizojnë se jemi të infektuar nga varianti Delta.

“Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto tek Delta, por ne kemi një dhimbje koke, kemi raninozë ose hundë pra rufë. Kemi dhimbje fyti dhe më mbrapa mbivendoset dhe kolla. Këto në fakt janë shenja që janë pothuajse në të gjitha virozat, qofshin këto edhe virozat e stinës, megjithatë këtu duhet bërë dhe diferencimi.  Nëse ne shikojmë që përhapja e kësaj viroze është e shpejtë në shumë persona në të njëjtën kohë, atëhere detyrimisht duhet të ndalojmë për të parë dhe për të bërë dedektimin, analizimin dhe më mbrapa edhe gjetjen e variantit”, është shprehur Gent Stroni.

Siptoma më e zakonshme e këtij varianti janë hundët me rufë, ndryshe nga covid-19 që nuk e ka pasur.

Çfarë duhet të dini për variantin Delta? 

Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuesetë sëmundjes COVID-19. Varianti Delta tashmë është përhapur në mbi 90 shtete të botës dhe OBSH-ja ka thënë se Delta po bëhet varianti dominues i koronavirusit në mbarë botën.

Varianti Delta tashmë është dominues në Mbretërinë e Bashkuar,  Anthony Fauci, e ka cilësuar këtë variant si “kërcënimin kryesor” në përpjekjet e SHBA-së për ta mposhtur pandeminë COVID-19.

A janë efektive vaksinat  ndaj variantit Delta?

Që prej përhapjes së variantit Delta janë kryer disa studime, për të parë nëse vaksinat ekzistuese kundër COVID-19 janë efektive ndaj këtij varianti.

Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit, vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe ajo nga Pfizer/BioNTech mbeten gjerësisht efektive ndaj variantit Delta.

Sipas studimit, vaksina Moderna është shumë më efektive në prodhimin e antitrupave ndaj variantit Delta sesa ndaj variantit Beta, që fillimisht është identifikuar në Afrikën e Jugut.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHARON STONE THA SE I FILMUAN PJESËT INTIME PA DIJENINË E SAJ/ Regjisori i “Basic Instict” reagon: Versioni i saj është i pamundur…
Previous article "JEMI FAVORITË DHE LUAJMË TË QETË NË NDESHJEN E KTHIMIT"/ Sulmuesi Cara: Merituam gjithçka, fitorja për...

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli Aktualitet

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni Aktualitet

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s Aktualitet

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT