• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARI VETEN NGA SEDRA/ Vëllai i shkodranit: Biseda e fundit me të, gruaja i vdiq para 6 muajsh dhe djali… (FOTO)
Home
Breaking News

VARI VETEN NGA SEDRA/ Vëllai i shkodranit: Biseda e fundit me të, gruaja i vdiq para 6 muajsh dhe djali… (FOTO)

29 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëvaret sapo kthehet nga Komisariati i Policisë së Vaut të Dejës, ku ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Barbullush. Viktima Ardian Kallami, 47 vjeç, u gjet nga familjarë të tij i vetëvarur pas banesës së tij.

Ata akuzojnë si shkaktarë të kësaj ngjarje Policinë, e cila, sipas tyre, e ka detyruar atë nëpërmjet dhunës, që të pranojë një krim që nuk e kishte kryer. Sipas Zef Kallamit, vëllai i tij Ardiani ishte i dyshuar për një vjedhje afër banesës së tij në fshat.

Për dy-tri ditë është shoqëruar disa herë në Polici për të dhënë dëshminë e tij, por gjatë marrjes në pyetje, sipas tij, Policia e ka dhunuar fizikisht e madje e ka detyruar atë të nënshkruante sikur e kishte kryer vjedhjen, teksa, në fakt, sipas tij, i vëllai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte.

“Ka ardhur Policia të shtunën dhe e ka marrë teksa ishte duke u marrë me bagëtitë. Ka qenë ora 07:30 në mëngjes dhe e kanë mbajtur deri rreth orës 15:00. Kam shkuar dhe i kam dërguar një cigare brenda në paraburgim. Aty e pyeta vëllain nëse e kishte bërë ai grabitjen. Ai m’u betua se s’kishte asnjë lidhje. Atëherë, i thashë, duro se nuk mund të mbajnë kot dhe se kanë për të nxjerrë jashtë. Duke folur me të, më tha se një prej shefave e ka goditur. I kishte dhënë një goditje në fyt dhe më tha se ky shefi po më rrënon sa herë që vjen. Përsëri të dielën e kanë marrë dhe kam komunikuar me të. Ka folur edhe djali im, që erdhi nga Italia, dhe i kemi thënë qetësohu se asgjë s’do ndodhë. I kishin marrë shenjat e duarve dhe gjithçka. Sot (të hënën), ai duhej që të ishte në burg, por ndodhi kjo që nuk e prisnim asnjëherë. E shoqëruan dhe i kanë dhënë një letër për ta firmosur, se vëllai nuk dinte as të lexonte, as të shkruante dhe ai shefi ka shkruar në atë letër çfarë ka dashur. Më pas e kanë firmosur. Këtë letër na e dha Policia më vonë, si për të na thënë se pretendimet tona ishin të kota, pasi ai e kishte pranuar krimin”, u shpreh dje Zef Kallami, vëlla i viktimës.

Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se Policia po e çon këtë familje te krimi. “Unë kërkoj drejtësi se po na bëjnë që të bëhemi kriminelë. Nuk është vështir të bëhesh kriminel, vështir është të jesh njeri i mirë. Vetëm te Zoti kam shpresë e besim se do zbardhet se te shteti jo, shteti e mbyti. E kanë goditur në fyt, kishte shenja dhune”, u shpreh më tej vëllai i 47- vjeçarit të vetëvarur.

Ardian Kallami ishte i martuar, por pas një sëmundjeje të rëndë, gruaja e tij u nda nga jeta, para 6 muajsh. Ata kishin dy fëmijë, një vajzë e martuar, e cila jeton në Itali dhe një djalë 22 vjeç, i cili e bën jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Ardian Kallami nuk kishte pasur asnjëherë probleme me Policinë dhe hera e parë ishte këtë të shtunë, teksa dyshohej për vjedhjen, dyshim i cili i kushtoi jetën.

Edhe kushërinjtë dhe banorë të zonës kanë të njëjtin pretendim se 47-vjeçari i ka dhënë fund jetës nga frika se Policia do vazhdonte ta dhunonte fizikisht gjatë marrjes në pyetje. Luigj Jaku thotë se përgjegjës kryesor janë dy shefa Policie, të cilët kanë qenë edhe te banesa e viktimës kur e kanë shoqëruar në Komisariatin e Vaut të Dejës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori i Polonisë në vendin tonë/ KAROL BACHURA: Pse e duam Shqipërinë në BE
Previous article Pirelli kërcënon Formula 1/ Nëse kthehet në sport komercial, largohemi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT