• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VARGJE TË MREKULLUESHME…”/ Alarmimi i partisë komuniste: Fishta një reaksionar
Home
Dossier

“VARGJE TË MREKULLUESHME…”/ Alarmimi i partisë komuniste: Fishta një reaksionar

4 July, 2019 Lubjana.autor Dossier

Dy komunistë në ’50: Fishta reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar

Një ngjarje vërtet të rrallë lajmërojnë dokumentet partiake të vitit 1950.

Peti Shamblli, një funksionar i lartë komunist, njoftonte se në Dardhë të Korçës, ku ishin për pushime disa anëtarë partie, në fund të korrikut 1950 ishte zhvilluar një diskutim letrar, ku dy komunistë kishin vlerësuar maksimalisht Gjergj Fishtën, edhe pse e dinin se regjimi e kishte shpallur reaksionar dhe autor të ndaluar që në vitin 1945.

Me një guxim të çuditshëm, ata e kishin vlerësuar Fishtën si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme, sidomos nga pikëpamja e hartit për t’u adhuruar”.

Ky diskutim, në fshatin piktoresk, atë fund korriku të 1950-ës, kishte vënë në alarm drejtuesit komunistë të Korçës, të cilët nisnin me urgjencë në Komitetin Qendror, shkresën e mëposhtme, duke kërkuar nga Komiteti Qendror që të forconin qëndrimin ndaj shkrimtarëve reaksionarë si në rastin e Fishtës, pasi një diskutim i tillë linte të kuptonte sipas Peti Shambllit, se komunistët nuk kishin përthithur si duhet orientimet e Enver Hoxhës për figurën dhe krijimtarinë e At Gjergj Fishtës.

Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin e dates 3 gusht, nënshkruar nga Peti Shamblli.

Parti e Punës së Shqipërisë

Komiteti i PPSH Rrethit Korçë

Nr. 22 prot.

Korçë më 3.VIII.950

Relacjon

Komitetit Qendror të P.P.SH.

“Drejtorisë Agitas –Prapag.”

Tiranë

Para pak ditësh informohemi nga disa A.P. (anëtarë partie) të cilët janë me pushim në Dardhë për një bisedim letrar që është bërë nga ana e Asan Petrelës A.P. dhe një shoku të tij, që të dy letrarë lidhur me shkrimtarin Gjerq Fishta. Ky bisedim është përgjithësuar dhe është bërë problem në shumë njerëz në Kampin e Dardhës.

Nga ana e Asan Petrelës dhe shokut të tij është mbrojtur teza se Gjerq Fishta është një nga Shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme sidomos nga pikpamja e hartit për t’u adhuruar. Këta shokë nxirrnin si konkluzion se neve duhet t’i këndojmë dhe të marim mjaft nga këto vargje.

Këto pikpamje të këtyre shokve në lidhje me Gjerq Fishtën, i cili në realitet është një: shkrimtar reaksionar, janë luftuar me fanatizëm nga shokët tanë në kampin e dardhës. Të lartpërmendurve u është thënë se ju ini Anëtarë Partie dhe kini parasysh se ç’qëndrim ka mbajtur dhe si e ka përcaktuar Partija, shoku Enver dhe shoku Bedri Spahiu në Konferencën e Letrarëve lidhur me këta element duke ju thënë se ju po mbani qëndrim jo të Partisë. Ata asnjëherë nuk u bindën dhe nxjerrësi fakt se në një mbledhje zyrtare që është bërë në Institutin petagogjik shoku Mark Ndoja e ka ngritur në qiell Gjerq Fishtën dhe duke thënë më së fundi se ky opinion nuk ekziston vetëm në trurin tonë, por është opinion edhe i shumë shkrimtarëve të tjerë.

Ne duke u nisur nga këto fakte nxjerrim si konkluzion se në disa nga Shkrimtarët dhe letrarët tanë nuk është e qartë lufta që u bën Partia shkrimtarëve dhe letrarëve reaksionarë dhe armiq, ata nuk e kanë të qartë qëndrimin politiktë tyre dhe të shkrimeve të tyre dhe në shumë rastë vargjet i shëkojnë nga ana e paraqitjes artistike dhe rradhitjes së tyre pa marrë parasysh përmbajtjen positive dhe politike që kanë këto shkrime.

Për këtë ne mendojmë që këtë problem ta ketë parasysh komiteti qendror për tu zhvilluar një punë më e madhe, për edukimin dhe sqarimin e tyre politik për arsye se këto mendime dhe pikpamje ekzistojnë jo vetëm në shkrimtarët pa parti por edhe elementat që janë Antarë Partije siç është rasti i dy shokëve të nalt përmendur.

Jemi të mendimit se në rast se ka konstatime të tilla ay komitet, mendojmë që këto çështje të sqarohen edhe njëherë me letrarët dhe shkrimtarët tone dhe pastaj të shikohet nëpërmjet të kësaj pune të shëkohet elementi që mban një qëndrim të tillë armiqsor me qëllim.

P.Komitetin e P.P.SH.Rrethit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPNI VESHËT MIRË/ Ermal Mamaqi ju tregon si të bëheni të pasur (FOTO+VIDEO)
Previous article I ARRATISUR NGA BURGU GREK/ Çfarë ndodhi me SHQIPTARIN pasi u fsheh në dollap...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT