• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Varfëria shton dhunën dhe divorcet në zonat rurale të Lezhës
Home
Sociale

Varfëria shton dhunën dhe divorcet në zonat rurale të Lezhës

11 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Nga: ELVIS HILA

Valentina Mexhiri, 36-vjeçare nga Lezha iu drejtua gjykatës për divorc pas 13 vitesh martesë, të cilat ajo i përshkruan si të mbushura me vuajtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike. Mexhiri i tha BIRN se priti gjatë që gjërat në familjen e saj të ndryshonin dhe kur kjo nuk ndodhi, u detyrua të bënte padi për zgjidhje martese.

“Për 13 vite kam vuajtur shumë, kishim debate të vazhdueshme për gjëra krejt banale. Mendova që kur filluan të rriteshin fëmijët gjërat do ndryshoshin, por asgjë nuk ndryshoi. Në këto kushte në vendosa të ndahesha nga burri,” tha 36-vjeçarja.

Pas divorcit që zgjati një vit, Valentina Mexhiri krijoi një familje të re në një tjetër martese në qytetin e Mamurrasit dhe prej një viti është bërë nënë për herë të tretë. Por ndonëse jeta e saj ka ndryshuar pozitivisht, ajo i tha BIRN se vazhdon të ketë probleme pasi ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk e lejojnë të takojë fëmijët, të cilët janë sot 12 dhe 14 vjeç.

“Ka të paktën 6 muaj që unë s’i kam takuar fëmijët. Gjykata më ka dhënë të drejtë, por në shumë raste familja e ish- burrit dhe ai vetë s’më lejojnë t’i takoj,” tha Mexhiri për BIRN.

Gruaja tregon se ka shkuar disa herë në shkollë, pa mundur t’i takojë fëmijët nga martesa e parë dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhje. “Jam shumë e mërzitur se ata janë fëmijët e mi dhe kërkoj që policia të ndërhyjë për të më dhënë zgjidhje,” thotë Mexhiri.

Valentina Mexhiri është vetëm njëra prej dhjetra grave në qarkun e Lezhës pasi vuajti pasojat e një martese problematike, po përballet sërish me pasojat e divorcit. Të dhënat zyrtare të Gjykatës së Lezhës tregojnë rritje nga viti në vit të numrit të divorceve dhe kërkesave për urdhra mbrojtjeje. Gjatë viti 2016, sipas Gjykatës së Lezhës ka pasur 257 padi për zgjidhje martese, 201 prej të cilave kanë përfunduar, ndërsa 57 të tjera janë ende në proces. Ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2017, në këtë gjykatë janë regjistruar 199 padi për zgjidhje martese.

Psikologu Ndue Dragusha i tha BIRN se zonat rurale janë më të prekura nga ky fenomen, ndërsa rendit si shkak të parë për rritjen e divorceve gjendjen e vështirë ekonomike.

“Gjendja e vështirë ekonomike që po kalojnë shumë familje, kryesisht në fshatra është shkaku kryesor i divorceve. Ky problem është më i theksuar në fshatra, pasi në zonat rurale varfëria është më e madhe,” tha Dragusha.

Psikologu argumenton gjithashtu se situata e vështirë që shumë familje po kalojnë nxit fillimisht dhunën, ç’ka bëhet më së shumti shkak për divorc. Të dhënat e Gjykatës së Lezhës e konfirmojnë mendimin e psikologut Dragusha. Gjatë vitit 2016, 128 persona-më së shumti gra kërkuan urdhra mbrojtjeje në gjykatë, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2017-s kjo shifër ra në 44.

I pyetur nga BIRN për kategoritë që kërkojnë urdhra mbrojtjeje, një zyrtar i Gjykatës tha se “personat e divorcuar që kërkojnë urdhra mbrojtjeje janë kryesisht nga zonat rurale”. Të dhënat tregojnë gjithashtu se lëvizjet demografike, veçanërisht në familjet e zbritura në qarkun e Lezhës nga zonat verilindore e kanë thelluar problematikën e dhunës brenda familjes.

Psikologu Ndue Dragusha u bie këmbanave të alarmit për rritjen e numrit të grave në zonë që vuajnë nga fenomeni i dhunës.

“Sjella antisociale ndaj gruas është shtuar gjatë viteve të fundit,” përfundon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në këtë fotografi janë 12 ushtarë. A i dalloni ku janë?
Previous article Habit gruaja/ Ofron 30 mijë euro për çantën e humbur

Redaktor2

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT