• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Vanda Nara: Ikardi vlen 200 milionë euro, ka refuzuar më shumë klube nga sa dini ju
Home
Intervista

Vanda Nara: Ikardi vlen 200 milionë euro, ka refuzuar më shumë klube nga sa dini ju

1 December, 2017 Ina.Autor Futboll, Intervista, Sport

Në zemër të Milanos, brenda zyrave të reja, Vanda Nara është rrëfyer për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”. Elegante dhe e qeshur, femra që mban çelësat e zemrës së Mauro Ikardit e që i kuron interesat profesionalë, ka zbuluar botën e numrit 9 zikaltër.

Vanda Nara, a e prisnit nga Mauro Ikardi një start kampionati me 15 gola në 14 javë?

Unë po, sepse kam besim tek ai dhe ia njoh aftësitë. Me këtë trajner dhe më këtë grup ndihet mirë. Kur gjërat shkojnë si duhet, ai përherë befason dhe ofron diçka më shumë.

Janë rikthyer zërat e interesimeve të Realit të Madridit, të Çelsit dhe të Bajernit të Mynihut. Konfirmoni?

Mauro është një lojtar i rëndësishëm dhe këto janë klube elitare, që e ndjekin prej kohësh. Është e drejtë që një sulmues i tillë, një prej numrave 9 më të fortë në botë, të ketë klube të rëndësishme që interesohen për të dhe e konsiderojnë për atë që ai vlen.

Kanë ardhur telefonata kohët e fundit nga Madridi?

Preferoj të mos e them se kush më telefonon. Jam unë ajo që merrem me këtë pjesë, ndërsa Mauro mendon për Interin dhe është i lumtur së qëndruari këtu. Drejtuesit e dinë që ka refuzuar skuadra, që lojtarë të tjerë nuk do u kishin thënë kurrë “jo”, sepse ai e ka zemrën zikaltër. Nuk e mohoj, megjithatë, që klubet që interesohen për të janë shumë. Më tepër se ato që po dëgjohen këto kohë…

A i peshon shiriti i kapitenit?

Është një nder, por për Interin jepte shpirtin në fushë, edhe kur nuk e mbante në krah, sepse e ndien dashurinë e kësaj fanelle që i vogël. Interi, me të, do ketë gjithmonë një tifoz më shumë. E shihni diku tjetër në të ardhmen? Vështir ta thuash sepse në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ai ka një kontratë, mendon të fitojë me Interin, është i lumtur nga si po shkojnë gjërat dhe jep maksimumin. Të ardhmen, megjithatë nuk e njeh askush: fjala e fundit i takon klubit dhe shpeshherë bëhen oferta që nuk mund të refuzohen.

Ka nisur ndonjë bisedë për rinovimin e kontratës?

Është një çështje që duhet ta trajtoni me drejtuesit. Duhet të jenë ata, që thonë nëse qëndron kontrata aktuale e se si duan të veprohet. Ai është një lojtar i Interit, kapiteni, dhe gjithmonë e ka treguar se i qëndron besnik skuadrës. Ne nuk kërkojmë asgjë: nëse klubi na kërkon të ndryshojmë diçka në kontratë, zgjedhja do të jetë e tij.

Interi diçka duhet ta ndryshojë: a do donit ta rrisnit apo ta hiqnit klauzolën 110 milionëshe. Ajo shifër është e ulët në krahasim me vlerën aktuale të Mauros?

Unë nuk e di nëse vlen më shumë se 110 milionë, por me siguri ai çdo vit sfidon vetveten, synon të thyejë rekordet e tij dhe vendos objektivë më të mëdhenj. Nga ai keni akoma për të parë, sepse askush, as Mauro vetë, nuk i njeh limitet e tij.

Sa vlen Ikardi?

200 milionë, minimumi.

Nëse Interi propozon heqjen e klauzolës dhe rinovimin, si do i përgjigjeni?

Klauzolën e kërkova unë sepse e mendova të drejtë t’i vendosja një lojtari të nivelit të tij, një klauzolë prej kampioni. Nuk e di nëse klubi do dëshirojë t’ia ndryshojë klauzolën e si rrjedhojë edhe kontratën. Klauzola, megjithatë nuk duhet të trembë askënd: edhe nëse një klub e barazon atë, vendimi i mbetet gjithmonë lojtarit.

E lumtur që Mauro është rikthyer përsëri në kombëtare?

Shumë. Mauro duhet të ishte prej kohësh në përfaqësuese, por rëndësi ka që tani është pjesë e grupit. Jemi me fat që kemi më të mirin në botë, Mesin, dhe tre 9-sha të tjerë, por gjithmonë kam pasur besim tek ai.

Ndiheni gati për t’u nisur në Rusi verën që vjen?

Sigurisht. Do i qëndroj pranë. Më vjen keq që nuk do jetë Italia.

Në rast triumfi në Moskë, do i dhuroni Mauros një tjetër fëmijë?

Jo, jo, mjaft me fëmijët. Më e shumta një qen tjetër (qesh), atij i pëlqejnë shumë.

/Ledio Nase

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Si është sofistikuar krimi i organizuar në Shqipëri
Previous article TEPELENË/ Rrezikon të shembet ura 200 vjeçare e Ali Pashë Tepelenës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT