• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VALUTA E KËMBIMIT/ “Rrëzohet” euro, arrin në pikën më të ulët të vlerësimit në tregun e…
Home
Ekonomi

VALUTA E KËMBIMIT/ “Rrëzohet” euro, arrin në pikën më të ulët të vlerësimit në tregun e…

31 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Euro ka humbur sërish pikë sot në tregun e brendshëm valutor, për të dytën ditë radhazi. Në rënie kanë qenë dhe valutat e tjera kryesore, si dollari dhe paundi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me125.76 lekë, 0.07 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që nga 14 qershor i, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e brendshëm duke blerë valutë, me synim që të ndalonte rënien e euros, që kishet dalë jashtë parashikimeve.

Pas këtyre ndërhyrjeve, monedha e përbashkët u stabilizua, duke u këmbyer në kuotën e 126 lekëve.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rënia e euros është e lidhur tërësisht me efektet sezonale, teksa gjithnjë në fillim të gushtit ka një prurje të lartë valutore, si nga turistët ashtu dhe nga emigrantët që vijnë në Shqipëri për pushime e për të takuar të afërmit.

Aktorët e tregut pohojnë se gjithsesi rënia është e frenuar, për shkak se Banka e Shqipërisë mbetet aktive në treg, për të mos lejuar nënçmim të fortë të monedhave të huaja.

Në rënie ditën e sotme ishte dhe dollari, që u këmbye me 107.27 lekë, me një rënie prej 0.45 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ekspertët e tregut presin që valutat të vijojnë të mbeten të dobëta përgjatë muajit gusht.

Euro arriti nivelin më të ulët në 10 vjet në fillim të muajit qershor, duke zbritur në 124.17 lekë, teksa e kishte nisur vitin duke u këmbyer me gati 134 lekë. Oferta e lartë për valutë nga kanale formale e informale, konvertimet e kapitalit të bankave dhe më pas ndikimi psikologjik për një rënie të mëtejshëm vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Burri VAR VETEN. Dyshohet se ai ka...
Previous article NDODH NË TIRANË/ Denoncon se i grabitën makinën, por policia DYSHON se...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT