• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Valët gravitacionale të krijuara nga tunelet hapësirë-kohë
Home
Mister

Valët gravitacionale të krijuara nga tunelet hapësirë-kohë

12 August, 2018 k.autor Mister

Sinjali i parë i valëve gravitacionale i kapur në shtator 2015 mund të mos jetë krijuar nga përplasja e dy vrimave të zeza, por nga objekte shumë më interesante, tunelet e hapësirë-kohës, ose të ashtuquajturat Uormholl, njësoj si ato që përshkruhen nga protagonistët e filmit “Interstellar”.

Kjo hipotezë është publikuar në revistën shkencore “Physical Review D” dhe është përpunuar nga një grup astrofizikanësh për të shpjeguar disa anomali që bien në kontrast me ligjet e fizikës kuantike që dominojnë botën pafundësisht të vogël.

Sipas studiuesve të universitetit belg të Lëvenit, të koordinuar nga Pablo Bueno dhe Pablo Cano, problemi qëndron tek prania e një kufiri tek vrimat e zeza, horizonti i ngjarjeve, përtej të cilit këto “monstra kozmike” falë gravitetit të jashtëzakonshëm gëlltisin çdo gjë që është pranë tyre, madje edhe dritën. Një aspekt që bie në kundërshtim me ligjet e kuantikës mekanike, që parashikon se informacioni nuk mund të humbitet as të thithet nga një vrimë e zezë.

Autorët e këtij kërkimi kanë zëvendësuar vrimat e zeza me dy uormholl, që nuk kanë një horizont të ngjarjeve, duke përpunuar një model teorik për të shpjeguar se çfarë aspekti do të kishte sinjali i prodhuar nga kotë objekte.

“Kjo është një hipotezë që po analizohet me vëmendje. Nëse valët gravitacionale janë gjeneruar nga dy uormholl”, shpjegon Paolo Pani i universitetit “Sapienza” në Romë dhe i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN).

Një uormholl është një lloji tuneli hapësirë-kohë, që ngjson me ato të hapur në një mollë nga një krimb, që më pas lidh dy zona të universit nëpërmjet një rruge të shkurtër. Të parashikuara nga Teoria e Relativitetit, por që nuk janë parë asnjëherë.

Për Panin, “është ende një objekt hipotetik, por nëse do të konfirmohej, do të ishte një zbulim epokal, një urë drejt një fizike të re”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETET NË SHQIPËRI/ Ja cilat janë qytetet shqiptare që u rrafshuan totalisht
Previous article JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Sonia “mahnitëse” në brigjet spanjolle (FOTO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT