Pasi kontrolluan me sukses shpërthimin e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit, shtetet e Europës po regjistrojnë shifra në rritje të rasteve të reja Covid.
Po sa i fortë është rikthimi i koronavirusit dhe a krahasohet me numrat e pranverës?
Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vendet në Europën jug-lindore – të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – regjistruan gjatë muajit gusht shifra më të larta të rasteve krahasuar me ato të raportuara më parë.
Serbia është një nga përjashtimet, pasi ka deklaruar shifra të ngjashme me ato të mesit të muajit prill.


