Pas dasmës në Las Vegas, stilisti i njohur, Valdrini Sahiti ka konfirmuar lajmin që në media flitet prej kohësh.
I ftuar në emisionin Rudina’ ai ka thënë se po pret të bëhet baba dhe se Edita e dashura e tij e zemrës është në muajt e pare.
“Ne po presim një bebe. Jemi në muajt e parë, nuk është shumë e kohë e gjatë. Por është shumë interesante që ende pa e parë kanë ndryshuar interesimet tona, bisedat, shumë ndjenjë interesante.
Ka qenë një dëshirë shumë e madhe e mamit, sepse i ndikuar nga karriera, nga obligimet, nuk kam pasur ndonjëhërë afeksion për fëmijët apo ndonjë ëndërr për rritje të madhe të familjes, por zakonisht, kur i ndjej gjërat, i bëj. Ajo u surprizua shumë nga fakti, është shumë e lumtur, merakoset për gjithçka”, ka thënë ai.