• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VALA TJETËR E PANDEMISË NUK KRIJON RECESION/ Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, e çon në 5%
Home
Ekonomi

VALA TJETËR E PANDEMISË NUK KRIJON RECESION/ Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, e çon në 5%

8 July, 2021 Delo.autor Ekonomi

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy vitet në vijim.

Në projeksionet e reja për 23 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria instituti rishikoi me rritje projeksionet për ekonominë e 20 vendeve.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5 për qind më 2021 nga 4.5 për qind që ishin parashikimet e prillit 2021.

“Fushata e vaksinimit masiv e filluar në mars ka pasur efektin e dëshiruar dhe numri i rasteve COVID-19 ka rënë dukshëm. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe negative nga variante të reja të virusit dhe nga fluksi i turistëve. Partia Socialiste doli fituese nga zgjedhjet e Prillit 2021 dhe do të qeverisë vendin për një mandat të tretë. Kjo nënkupton një stabilitet të caktuar dhe vazhdimin e disa projekteve të infrastrukturës që do të tërheqin investime. Kështu, ne kemi përmirësuar parashikimin tonë të rritjes për 2021 nga 4.5% në 5%, dhe për dy vitet e ardhshme në mbi 4%” argumentohet në deklaratën zyrtare të Institutit të Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare.

Më tej ata analizuan ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja u përshpejtua në 5.5% në tremujorin e parë e 2021. Eksportet e mallrave pësuan rritje me 35% në katër muajt e parë të 2021, ndërsa eksportet e shërbimeve shënuan rritje kryesisht prej turizmit, i cili këtë vit do të mbështetet tek vizitorët nga vendet fqinje.

Një valë e re e COVID-19 dhe shtrëngimi i parakohshëm fiskal janë rreziqet kryesore për rimëkëmbjen.

Në parashikimin e ri të verës, Instituti pret që 23 ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të rriten me 4.2% në 2021, një rishikim në rritje prej 0.4% krahasuar me parashikimin e Prillit.

Pavarësisht nga gjendja dëshpëruese shëndetësore Rajoni i Europës Juglindore e mbylli vitin 2020 shumë më mirë sesa pritshmëritë e fillimit të pandemisë në pranverën e vitit të shkuar.

Rritja në CESEE do të drejtohet kryesisht nga konsumi privat. Konsumi do të nxitet nga kursimet e akumuluara nga viti 2020 dhe huadhënia bankare. Investimet e biznesit do të kontribuojnë gjithashtu, me kompanitë që nisin projekte të reja dhe ata që i kishin pezulluar më 2020.

Punësimi pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa papunësia do të ulet, por faktor vendimtar pritet të jetë mbështetja fiskale e siguruar nga qeveritë .

Inflacioni do të jetë më i lartë se sa pritej më parë, i nxitur kryesisht nga rritja globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Inflacioni mesatar në CESEE në maj ishte 4.5%, niveli më i lartë 2015. Por inflacioni i lartë do të detyrojë bankat qendrore të rrisin normat e tyre të interesit në 2021.

Rreziku kryesor për rimëkëmbjen ekonomike në CESEE është një valë e re e COVID-19. Imuniteti i tufës nuk do të arrihet në shumicën e vendeve të CESEE, pasi vaksinimi nuk po e përmbush këtë mision. Sidoqoftë, një valë e re nuk ka gjasa të sjellë të njëjtin dëm ekonomik si valët e mëparshme. Ekonomitë në të gjithë rajonin kanë mësuar të përballen me pandeminë. Kështu, një valë e re COVID-19 do të çojë vetëm në një ngadalësim të rritjes, sesa në një recesion, analizoi institutit i Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare. /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJT PËRFUNDIMIT/ Rama publikon pamjet, si duket lagjia e re në Laç pas rindërtimit (VIDEO)
Previous article BILANCI/ Bota në betejat e fundit me COVID-19, numri i të vdekurve në të gjithë globin tejkalon 4 milionë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT