• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VALA PO NISET DREJT LINDJES”/ OBSH paralajmëron Europë Lindore: Rrisni intensitetin e vaksinimeve
Home
Jetë

“VALA PO NISET DREJT LINDJES”/ OBSH paralajmëron Europë Lindore: Rrisni intensitetin e vaksinimeve

15 February, 2022 s.autor Jetë

Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.

Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka thënë se në dy javët e fundit, rastet me koronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete – Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.

Siç është pritur, vala e Omicronit po bartet në lindje”, ka thënë Kluge.

Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Kluge ka thënë se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.

Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Ai ka shtuar se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë.

Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO SPEKTAKOLARE PUSHTON RRJETIN/ Shihni magjitë e Armando Brojës në këtë sezon me Sauthemptonin
Previous article NËN ETHET E NJË LUFTE/ Pas tërheqjes së disa trupave ushtarake ruse nga kufiri, reagon Ukraina

s.autor

Postime të ngjashme

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT