Vala e të nxehtit në Spanjë shënoi sot viktimën e parë.
Një punëtor vdiq rrugës për në spital pasi nuk përballoi dot të nxehtin (44gradë) ndërsa punonte në ndërtimin e një autostrade.
48-vjeçari, i cili vdiq në spital të enjten pasdite, u bë personi i parë që humbi jetën n pasi temperaturat arritën një kulm të padurueshëm në disa pjesë të vendit.
Njeriu i paidentifikuar ende po punonte në shtrimin e një të autostrade kur ai u rrëzua nga vala e të nxehtit në fshatit Los Ramos në Spanjën juglindore.
Temperaturat e larta po eklipsojnë zonat e Evropës dhe kanë arritur 48 gradë – kulmin aktual për kontinentin evropian të matur në Athinë më 10 korrik 1977.
Parashikimet zyrtare për disa zona të Iberisë do të arrijnë 48 gradë gjatë fundjavës, por disa parashikues paralajmëruan se temperaturat mund të rriteshin në një shkallë të lartë prej 51 gradë celsius (124F).
Temperaturat do të jenë pothuajse 20 gradë më të nxehta sesa ato në Britaninë e Madhe – pasi do të jenë 30 gradë për pjesën më të madhe të javës së ardhshme.
AlpeNews.al


