• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VALA E TË NXEHTIT DHE SHKRIRJA E AKULLIT/ Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët
Home
Nderkombetare

VALA E TË NXEHTIT DHE SHKRIRJA E AKULLIT/ Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

10 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një studimi të ri, në Antarktidë ngrohja e oqeanit dhe humbja e akullit pothuajse me siguri do të bëhen më të zakonshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se ekosistemi i brishtë mund të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme nëse vazhdon ngrohja globale.

Bukuria e pacenuar e Antarktidës. Ky rajon i largët polar është nën kërcënim.

Një studim i ri ve në dukje se dukuritë ekstreme, të tilla si valët e të nxehtit të oqeanit dhe humbja e akullit, ka shumë të ngjarë të bëhen më të zakonshme dhe më të rrezikshme.

Shkencëtarët rishikuan aktivitetet mjedisore në Antarktidë dhe përreth Oqeanit Jugor.

Ata shqyrtuan të dhënat në lidhje me motin, akullin, temperaturat e oqeanit, sistemet e akullnajave, shtresave të akullit dhe biodiversitetin.

Studimi lidh fenomentet e fundit ekstreme, me ndryshimet klimatike dhe parashikimet se këto do të bëhen më të zakonshme dhe më të rrezikshme në të ardhmen.

“Disa nga ngjarjet që ne po shohim janë tronditëse. Nëse vazhdojmë djegien e hidrokarbureve, këto aktivitete klimatike do të jenë më të mëdha në intensitet dhe frekuencë. Ka shumë për t’u shqetësuar”, thotë profesor Martin Siegert, një shkencëtar nga Universiteti Exeter, i cili është autori kryesor i raportit.

Antarktida është e njohur për klimën e saj të ashpër dhe nën temperaturat zero.

Por ndërsa pjesa tjetër e botës ka përjetuar valë të nxehti rekord në vitet e fundit, edhe ky rajon i ngrirë, po ngrohet.

Në fakt, ajo po e godet Antarktidën edhe më fort.

“Vala më e madhe e të nxehtit ndonjëherë në botë për sa i përket devijimit nga temperatura normale ndodhi vitin e kaluar në Antarktidë, ku temperaturat ishin 38 gradë më të ngrohta se sa duhej të ishin. Kjo ndodhi gjatë dimrit, por në mes të shtresës së akullit të Antarktidës Lindore, temperatura duhet të ishte -50 gradë celsius. Por nuk ishte. Për disa ditë, ishte vetëm minus dhjetë. Është absolutisht e padëgjuar të kemi një valë të nxehti të këtyre përmasave”, thotë profesori Siegert.

Ruajtja e Antarktidës nuk është thelbësore vetëm për kafshët e egra që jetojnë aty, por edhe për pjesën tjetër të botës dhe klimën e saj.

Aktualisht, shtresa e akullit të Antarktidës po humbet gjashtë herë më shumë masë në oqean sesa 30 vjet më parë.

Ajo mban mjaft ujë saqë ,nëse do të shkrihej plotësisht, niveli i detit në botë do të ngrihej me rreth 57 metra, duke vënë qytete të tëra nën ujë.

Natyrisht, kjo do të kërkonte qindra vjet për të ndodhur.

Por ndërsa akulli zvogëlohet, Tokës i hiqet një prej mjeteve më kritike për kontrollin e temperaturës.

“Antarktika vepron për të mbajtur planetin të freskët duke reflektuar rrezet e diellit përsëri në hapësirë. Si pasojë ne nuk marrim ngrohjen e rrezatimit të plotë. Por nëse sipërfaqja e bardhë reflektuese e borës dhe akullit humbet, atëherë ajo zëvendësohet nga një sipërfaqe e errët, qoftë në oqean apo në tokë. Dhe kështu energjia e diellit do të përthithet nga kjo sipërfaqe dhe si pasojë do të ketë ngrohje. Kështu që ngrohja rritet nga humbja e akullit. Shqetësimi i vërtetë është se Antarktida pushon së vepruari si kondicioner dhe fillon të veprojë si radiator”, thotë profesori Siegert.

Autorët e raportit paralajmërojnë se vendet që kanë nënshkruar Traktatin e Antarktidës mund të jenë duke shkelur zotimin e tyre për të mbrojtur këtë ekosistem delikat.

Ata po kërkojnë gjithashtu veprime për të frenuar shkallën e dëmtimit në rajon, për të cilën thonë se është e nevojshme që bota të përmbushë objektivin e Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e ngrohjes globale nën 1.5 gradë Celsius. Studimi u publikuar në revistën shkencore ‘Frontiers in Environmental Science’./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A I KA PROPOZUAR? Pas 10 vitesh pa përjetuar lidhje romantike, Zhaklin Lekatari flet për të dashurin: Ai ka thyer...
Previous article U ZBULUAN DUKE TRANSPORTUAR EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen 2 persona në Korçë, në kërkim...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT