• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VALA E KATËRT E COVID GODET EUROPËN/ OBSH: Situata është shumë shqetësuese
Home
Nderkombetare

VALA E KATËRT E COVID GODET EUROPËN/ OBSH: Situata është shumë shqetësuese

9 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Europë. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie. Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Europën në qendër të një krize të re pandemike. Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Europës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Europa lindore, ku shifrat janë shumë të larta.

Holanda

Një muaj më vonë pas heqjes në Holandë të masave të fundit kundër Coronës, qeveria duhet të merrte kthesën. “Kemi një mesazh të vështirë sot në mbrëmje”, tha kryeministri Mark Rutte të premten (05.11.). “I vështirë, sepse ne do të kërkojmë më shumë nga qytetarët, pasi shifrat e infektimeve dhe shtrimet në spital janë të larta”. Infektimet e reja u rritën me 40% në një javë. Tani në Holandë u rivendos detyrimi për maskat në ambientet e brendshme, dhe holandezët duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit kur duan të jenë pjesë e jetës publike, restorante, muze etj. Edhe Home-Office është rikthyer në masë. Shifrat e infektktimeve janë rritur, megjithëse Ministria e Shëndetësisë gjykon, se 84% e qytetarëve janë vaksinuar dy herë.Kjo do të thotë një numër i madh infektimesh edhe tek të vaksinuarit.

Çekia

Republika çeke është prekur më rëndë nga pandemia në Europë. Për shkak të masave të pamjaftueshme gjatë valëve të para nga qeveria populiste, ky vend arriti shifrat më të larta të vdekjeve në botë krahasuar me numrin e popullsisë. Edhe në kët vend nga fundi i tetorit janë rritur shifrat e infektimeve ndjeshëm dhe rastet e rënda. Nga fillimi i javës sërish u rivendos detyrimi për maskë në hapësirat e brendshme dhe detyrimi i pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj. Më pas se 60% e çekëve janë vaksinuar.

Rumania dhe Bullgaria

Të dyja vendet janë vendet më të dobta në BE në drejtim të luftimit të pandemisë. Në Rumania kuota e vaksinimit me rreth 37% është gati sa gjysma e mesatares europiane. Dhe çmimi për këtë është i lartë: Në të dyja vendet regjistrohen aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar. Spitalet janë tejmbushur dhe mjekët në limitet e kapaciteteve. Shpërthimi i pandemisë ka edhe arsye politike. Qeveria e përkohshme nga vera i hoqi të gjitha masat kufizuese. Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i Bundeswehri ndihmon Rumaninë ulët.

Por vendi me numrin më të ulët të vaksinimeve në BE është Bullgaria, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar. Edhe këtu mosbesimi tek autoritetet është vdekjeprurës, po ashtu edhe bestytni apo lajmet e rreme luajnë rol në dyshimin tek vaksina. Madje mjekë të njohur përhapin mesazhe kundër vaksinës dhe rekomandojnë çajra bimorë kundër virusit. Komisioni Europoian po ndihmon tani Sofjen me materiale mjekësore.

Franca

Presidenti, Emmanuel Macron të martën do t’i drejtohet edhe njëherë qytetarëve. Në fund të tetorit infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit. Tani ekspertët kërkojnë shtimin e vaksinimit përforcues. Aktualisht ai rekomandohet nga mosha 65 vjeç. Rajonet kanë rivendosur maskat dhe kudo në vend në ambientet e brendshme vazhdon detyrimi i maskës.

Gjermania

Në Gjermani ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. “Vala e katërt është prezente me të gjithë forcën e saj.” Ai bëri përgjegjës numrin e lartë të të pavaksinuarve. Ekspertët e shohin rrezikun e të infektimit të të pavaksinuarve si “shumë të lartë” dhe e vlerësojnë gjendjen si “shumë shqetësuese”.

Austri

“Ka rëndësi që të marrim vendime, para se të mbushen pavionët e trajtimit intensiv”, tha kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludëig javën e kaluar. Edhe në Austri janë rritur shumë infektimet. Nga e hëna personat e pavaksinuar do të përjashtohen nga hyrja në kafene, restorante, apo aktivitete ku mblidhen më shumë se 25 vetë./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASNJË VEND BOSH/ Anglia e pret Shqipërinë me rekord tifozësh në stadium
Previous article FATURA e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare arrin 388 milion euro

s.autor

Postime të ngjashme

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT