• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VALA E DYTË…”/ Mjekja tregon gjendjen e pacientëve me COVID-19 të shtruar te Infektivi
Home
Sociale

“VALA E DYTË…”/ Mjekja tregon gjendjen e pacientëve me COVID-19 të shtruar te Infektivi

21 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjekja Esmeralda Meta, e cila është pjesë e personelit mjekësor të spitalit Infektiv në vijën e parë të frontit përballë COVID-19, tregoi detaje nga gjendja shëndetësore e të shtruarve. Në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Meta tha se aktualisht gjendja e pacientëve që ndodhen në COVID 1 paraqitet në gjendjen mbi mesataren, ndërsa theksoi se këta persona kryesisht vuajnë nga një sëmundje e dytë.

Mes të tjerash mjekja tregoi se qëndron gati 10 orë ne punë çdo ditë, ndërkohë që në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar, ku 5 pacientë janë në terapi intensive. Duke iu referuar shifrave, Mjekja Esmeralda Meta pohon se aktualisht paraqitet një kurbë e qëndrueshme, duke shtuar se nuk pritet një valë e dytë më e madhe se ajo që kaluam.

Sa orë punoni në ditë?
Këto kohë punoj nga ora 9-10 e darkës. Shkoj në orën 8 në mëngjes në punë. Gjendja është relativisht të relaksuar. Ata që janë të sëmurë problematikë, ka me gjendje të rëndë, me gjendje mesatare. Pavarësisht numrit të vogël të pacientëve të shtruar, ndaj tyre duhet pasur kujdes. Të sëmurët që janë aktualisht, janë me një gjendje shëndetësore, mbi mesatare. Të sëmurët janë nën oksigjeno-terapi, disa prej tyre në regjime ventilimi. Për fat këto ditë nuk kemi fatalitete. Të sëmurë që kemi pasur në regjime, një pjesë e tyre kanë dalë nga ky regjim, ventilimi i drejtuar.

Cilat janë problemet që ndeshen këta pacientë?
Lidhur me problematikat shëndetësore, simptomat janë më të lehta ose dhe të rënda. Më e rënda është prekja e aparatit të frymëmarrjes, që shkon në oksigjeno-terapi. Kemi përdorur dhe po përdorim skema që përdorin vendet e tjera. Një vaksinë do ishte zgjidhja.

Vaksinë apo kure? Kë do zgjidhnit?
Vaksina ka pozitivitet që mbron dhe popullatën që nuk është e prekur. Preparati ndihmon ata pacientë që janë në shkallë të manifestimit të sëmundjes.

Gjatë këtyre javëve keni parë ulje të agresivitetit të virusit, nga pacientët e rinj që kanë ardhur në javët e fundit?
Do theksoja se te ne vijnë rastet që janë mbi gjendjen mesatare. Ne mund të flasim për një trend të uljes së rasteve, por s’mund të themi se janë ulur rastet që kanë problematika serioze.

Autoritetet po shkojnë drejt një hapje graduale të bizneseve. Si e prisni këtë lajm?
Masat e marra kanë qenë efikase. Këtë e tregon dhe trendi në rënie i numrit të shtrimeve që janë bërë nga java në javë. Masat ishin që të ndodhte që numri i rasteve mos të ishte i njëkohshëm. S’mund të them se presim një valë të dytë më të madhe se kjo që kaluam. Ne e shikojmë këtë falë masave të marra, kemi rënie të trendit të shtrimeve, me numrin e daljeve, që është më i madh. Por shohim një kurbë konstante në vazhdimësi të rasteve.

Ju ishit përgatitur për një fashë që do kishte një fillim, një kulm dhe një fund. E kishit menduar se do ishte betejë afatgjate?
E rëndësishme është që të kemi një kurbë konstante dhe jo valë të madhe. Pandemia ka këto karakteristika. Kemi kaluar jo këtë pandemi, por kemi pasur eksperiencë me grupin H1N1.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRIMIERI I NJOHUR TRANSFORMOHET NË NJË VAJZË SEKSI/ Tani mund ta quani "Arba" (FOTOT)
Previous article "KY ÇUNI KTU KA LINDUR PËR MUA"/ Julka suprizon të shoqin për ditëlindje (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës Aktualitet

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT