• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom në Lanabregas/ Manastirliu: Program kombëtar…
Home
Sociale

Vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom në Lanabregas/ Manastirliu: Program kombëtar…

23 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka nisur një program kombëtar për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në komunitet, duke filluar me procesin e vaksinimit për kategoritë vulnerabël, pranë vendbanimeve të tyre.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu ishte sot pranë 60 familjeve të komunitetit rom, të vendosur në banesat sociale në zonën e Lanabregasit, ku filloi programi i vaksinimit për 150 fëmijë të këtij komuniteti.
“Nisim sot, me fëmijët e komunitetit rom këtu në Lanabregas një program konkret të shërbimit shëndetësor në territor, për të ofruar shërbimin shëndetësor aty ku janë nevojat, kryesisht për grupet vulnerabël. Fillojmë me programin e vaksinimit, sipas kalendarit të vaksinave të detyrueshme, sepse për ne fëmijët janë të parët. Ky është një program që do të shtrihet kudo ku ka komunitete në nevojë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë”, tha Ministrja Manastirliu.
Në këtë komunitet, në periferi të Tiranës u vaksinuan sot 25 fëmijë që nuk ishin vaksinuar asnjëherë më parë si dhe rreth 130 fëmijë që ishin pjesërisht të vaksinuar. Ndërsa mjekët e Qendrës Shëndetësore të Shkozës kryen vizita për fëmijët që paraqisnin probleme shëndetësore me gripin stinor si dhe hapën kartela shëndetësore për fëmijët, të cilët më pas do të ndiqen nga qendra shëndetësore e kësaj zone.
“Kjo është një nismë që nuk do të ndalet këtu, e kemi shpallur është viti i fëmijëve dhe çdo ditë do të bëjmë një punë, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve”, tha Ministrja Manastirliu.
Sipas të dhënave në nivel kombëtar, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë vaksinimi për 11 vaksinat e detyrueshme të kalendarit të vaksinimit, por kjo nismë e MShMS synon të zgjerojë mbulesën vaksinale, duke sjellë shërbimin sa më afër komunitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot kryen testet mjekësore, PSG nënshkruan me ish-lojtarin e Realit
Previous article Pronari i madh i Benzit tregon preferencat e tij personale. I pëlqen vetëm një… Mercedes!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT