• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VAKSINIMI/ Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar
Home
Ekonomi

VAKSINIMI/ Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

21 October, 2021 s.autor Ekonomi

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë.

Për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 499,308 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e 1,407,762,000 lekëve. Kostoja për njësi për çdo të vaksinuar llogaritet rreth 2,800 lekë.

Në Shqipëri vaksinimi në mbrojte të Covid-19 nisi më 11 janar 2021. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,816,580 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Deri në mesin e muajit tetor sipas Ministrisë të Shëndetësisë prej tyre 845,877 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës apo 29,8% e popullsisë.

Sa mjekë janë trajtuar me bonus mjekësor

Rreth 44 milionë lekë janë shpenzuar në 4 mujorin e parë të 2021 për trajtimin me bonusin e Covid-19 të personelit mjekësor. Për periudhën janar-prill janë trajtuar me bonus 341 personel mjekësor dhe jo mjekësor. Sipas raportit të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 4 mujorin e I-rë të vitit 2021, kostoja në fund të periudhës për secilin llogaritet në vlerën 129,000 lekëve.

Në 2020 në periudhën janar-prill janë trajtuar me bonusin e Covid-19 rreth 270 të punësuar si personel mjekësor dhe jo mjekësor. Shpenzimet për trajtimin me bonus në valën e parë të pandemisë arritën 76,4 mln lekë me kosto për çdo anëtar të stafit mjekësor apo jo-mjekësor në vlerën 283,200 lekë.

Për 60 mjekët dhe infermierët e dërguar jashtë shtetit vjet janë shpenzuar 18,4 milionë lekë me një bonus prej 307,000 lekë për secilin. Në fillim të pandemisë Ministria e Shëndetësisë parashikoi të shpenzonte 30 milionë lekë për dhënie bonusi, nëse do të dërgonte 1,150 mjekë dhe infermierë jashtë vendit. Parashikohej që kostoja për njësi sipas planit të rishikuar të ishte 26,000 lekë./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEMBELE NUK RINOVON ME BARCELONËN/ Do të nënshkruaj me Newcastle
Previous article PËR FORCIMIN E KUJTESËS/ Njihuni me produktet që ju duhen çdo ditë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT