• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Nga java e ardhshme, qytetarët e Kosovës do të mund të zgjedhin llojin e dozës kundër COVID-19
Home
Rajon

VAKSINIMI/ Nga java e ardhshme, qytetarët e Kosovës do të mund të zgjedhin llojin e dozës kundër COVID-19

9 July, 2021 Delo.autor Rajon

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se nga java e ardhshme, qytetarët do të mund të zgjedhin llojin e vaksinës kundër koronavirusit.

Aktualisht në Kosovë ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar të enjten qytetarët që të vaksinohen kundër koronvirusit, pasi sipas tij, ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin ekonomik, social, ruajmë mirëqenien tonë”, -ka thënë Vitia. Vitia ka folur edhe për hezitimin e qytetarëve që të marrin vaksinën AstraZeneca, por ka theksuar se vaksinat që përdorë Kosova janë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA).

Ai ka thënë se ky hezitim po vjen pasi individë të papërgjegjshëm me ose pa vetëdije po shkaktojnë dëme në shëndetin publik. “Një numër i qytetarëve kanë hezituar të marrin dozën e parë AstraZeneca dhe natyrisht nuk kanë pasur asnjë arsye. Këtu kanë kontribuar disa individë të papërgjegjshëm të cilët me ose pa dashje po i shkaktojnë dëme procesit të vaksinimit”, ka thënë ministri Vitia. Më 3 korrik, Kosova ka pranuar mbi 182 mijë vaksina AstraZeneca, donacion nga Norvegjia. Vitia ka thënë se 12 mijë dozave të këtij donacioni u skadon afati më 31 korrik, ndërsa pjesës tjetër në fund të gushtit. Kosova, sipas Vitisë, deri më tani ka mbi 2 milionë vaksina dhe ka vaksina të mjaftueshme në stoqe.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten tetë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,353 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 korrik janë shëruar 10 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 149. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,835 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme
Previous article SHMANGET TRAGJEDIA NË VELIPOJË/ Rrezikoi të MBYTEJ, si e shpëtuan pushuesit 22 vjeçarin

Delo.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT