• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI NË AZILIN E TIRANËS/ Shifrat: 28 të moshuar e 18 personel morën dozën e parë
Home
Aktualitet
Kronikë

VAKSINIMI NË AZILIN E TIRANËS/ Shifrat: 28 të moshuar e 18 personel morën dozën e parë

23 February, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

“Më 17 Shkurt nisi procesi i vaksinimit në azilet publike dhe private. Pjesë e këtij procesi janë bërë dhe të moshuarit në azilin e Tiranës. Në këtë institucion janë 38 të moshuar por jo të gjithë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.”

 “Procesi i vaksinimit vajti shumë mirë. Pa probleme tek të moshuarit. I mbikëqyrëm atë natë mbas vaksinimit nga meraku mos kishte ndonjë problem dhe shqetësim. Pa asnjë problem. U vaksinuan 28 të moshuar dhe 18 personel” shprehet Luiza Mustafaj, kujdestare në azilin e Tiranës.

“A ka pasur personel shëndetësor që kanë refuzuar të bëjnë vaksinën?”

“Ndoshta dy ose tre prej tyre. Ndoshta ndikon tek mosha, që janë pak më të rinj se grupi tjetër që u vaksinua dhe disa të moshuar që janë vlerësuar nga mjeki i ekipit që erdhi, që nuk mund ta bëjnë vaksinën për shkak të diagnozës së sëmundjes, nuk mund ta përballojnë” tha ajo.

Luiza Mustafaj, kujdestare në shtëpinë e të moshuarve, tregon se për të ruajtur të moshuarit nga infektimi, ata janë izoluar sëbashku me ta, duke mos parë as familjet e tyre.

“Sakrificë e të dy palëve, të moshuar dhe personel. Është ndarë në dy grupe. Ndoshta mund të rrinin dy muaj e gjysmë pa vajtur në shtëpi, personeli bashkë me të moshuarit. Për ti mbrojtur që të mos kishin hyrje dalje. Nuk lejohej të hynte asnjë person ose i afërm ose familjar në institucion” vijon Mustafaj.

Ajo tregon se pandemia ka pas ndikim negativ edhe në gjendjen psikologjike të të moshuarve dhe stafit. Por vaksinimi e ka lehtësuar gjendjen e tyre. Dozën e dytë të vaksinës pritet ta marrin më10 Mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAZIO-BAYERN MUNICH/ "Bavarezët" duan të konfirmohen sërish kampionë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ATLETICO MADRID-CHELSEA/ Pritet që të ekipet të dhurojnë spektakël dhe të "luftojnë" për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT