• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Mjeku gjerman: Vendimi i pezullimit për Astra Zeneca nuk duhej marrë
Home
Jetë

VAKSINIMI/ Mjeku gjerman: Vendimi i pezullimit për Astra Zeneca nuk duhej marrë

17 March, 2021 s.autor Jetë

Mjeku gjerman dhe profesori i ekonomisë shëndetësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Këlnit Karl Lauterbach tha se ai “patjetër” do të pranonte ende vaksinën e AstraZeneca dhe se ai nuk mund ta imagjinojë që vaksina do të hiqet tërësisht nga tregu gjerman.

“Unë patjetër do të vaksinohesha me AstraZeneca”, tha ai. “Sepse edhe duke marrë parasysh incidentet që ne tani i dimë, përfitimi është më i madh se dëmi që mund të paraqitet statistikisht. Kjo është arsyeja pse unë do të isha ende gati për vaksinimin tani”.

Vendimi i Gjermanisë për të pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasoi një rekomandim nga Instituti Paul Ehrlich (PEI), autoriteti i vendit i ngarkuar me vaksinat, pas rasteve të regjistruara rishtaz, të një tromboze të venës së thellë shumë të rrallë, duke përfshirë tre vdekje.

Lauterbach tha se vendimi i institutit nuk ishte as i drejtë dhe as i gabuar. “Por nuk do ta kisha marrë vendimin bazuar në të dhënat në dispozicion”, shtoi ai.

Vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar kanë vazhduar të vaksinojnë bazuar në të njëjtat të dhëna, tha ai.
“Ky lloj i trobozës së venës cerebrale në kombinim me një fenomen të sindromës hemolitike-uremike është aq i rrallë, sa që ndoshta mund të gjurmohet që nga vaksinimi,” tha ai.

“Rastet shtesë janë të rendit të madhësisë që mund të prekin një në 250,000 – 350,000 njerëz,” tha Lauterbach. Eshtë një ndërlikim serioz, shtoi ai, “por zakonisht mund të merren masa kundër këtij ndërlikimi gjatë trajtimit.”

Krahasimi me rrezikun e trombozës kur merrni vaksinën nuk ishte plotësisht i lejueshëm, sepse ashpërsia e simptomave është krejtësisht e ndryshme, tha ai.

Ai nuk mund të imagjinonte që vaksina AstraZeneca të tërhiqej tërësisht. “Këto incidente të ndërlikimeve nuk janë të mjaftueshme [për të justifikuar] atë veprim,” tha Lauterbach për Deutschlandfunk. “Unë supozoj se ne mund të rikthejmë besimin në këtë vaksinë.” /Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA MË DYSHIME/ Fisniku publikon VIDEON e Fjolla Morinës duke fjetur dhe barku i saj merr vëmëndjen
Previous article I MARTUAR ME MINISTREN ITALIANE/ Shqiptari 37-vjeçar fiton konkursin në Itali për t’u bërë polic (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT