Mjeku Ilir Alimehmeti në një status në Facebook ka sqaruar edhe një herë publikun lidhur me mundësitë e infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.
Ai shprehet se “përgjigja imunitare ndaj 1 doze vaksine është e dobët, edhe pse personat që e kanë marrë kanë njëfarë mbrojtjeje”.
Sipas Alimehmetit ata që e kanë marrë një dozë fitojnë imunitet të pjesshëm ndaj Covid, duke krijuar një risk më të lartë për t’u krijuar variante të reja të SARS-CoV-2.
Statusi i plotë
Miqte e mi, kujdes nga paçavuret mediatike/politike, qofshin keto te mbeshtetura nga kushdo, qofte edhe nga mbiemra te rendesishem si Faucci apo Johnson.
Informacion per pasojat qe mund te sjellin fushatat e vaksinimit jashte protokollit, pra me vetem nje doze vaksine!
Shkeputur nga teksti:
Jane hedhur mendime se, duke qene se COVID-19 eshte semundje kaq serioze, po perhapet kaq shpejt ne bote dhe ngaqe vaksinat po prodhohen dhe shperndahen shume ngadale, duhet te jepet nje doze e pare dhe te vonohet dhenia e dozes se dyte derisa nje pjese e madhe e popullates te kete marre dozen e pare.
Dihet qe pergjigja imunitare ndaj 1 doze vaksine eshte relativisht e dobet, edhe pse personat qe kane marre dozen e pare kane njefare mbrojtje ndaj infeksionit simptomatik COVID-19.
Por, nuk dihet cfare ndodh nese njerezit marrin nje doze te vetme.
Eshte e mundur qe ata qe marrin vetem 1 doze do te fitojne imunitet vetem te pjesshem ndaj COVID-19, duke krijuar nje risk me te larte per t’u krijuar variante te reja te SARS-CoV-2 qe jane rezistente ndaj vaksines.
Gjithashtu ka edhe shqetesime se njerezit qe kane marre vetem 1 doze do te mendojne se kane mbrojtje te mjaftueshme kunder infeksionit COVID-19 dhe nuk do ta marrin dozen e dyte.
Nuk ka asnje prove qe personat qe marrin vetem 1 doze te kene mbrojtje afatgjate kunder infeksionit COVID-19.


