Brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër sasi e konsiderueshme vaksinash. Lajmin e dha Kryeministri Rama nga Pogradeci ku ndodhet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu për të inspektuar procesin e vaksinimit. Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se akush nuk do mbetet pa u vaksinuar.
“Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri. Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar”, tha Rama.
Ndërkohë që Manastirliu u shpreh se po vijon vaksinimi për të moshuarit +70 vjeç dhe efektivët e policisë.


