• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI MASIV NË KORÇË/ Rama: Lulzimi është me fatkeqësinë, jo me shqiptarët. Këngë e përditshme e Saliut…
Home
Politikë

VAKSINIMI MASIV NË KORÇË/ Rama: Lulzimi është me fatkeqësinë, jo me shqiptarët. Këngë e përditshme e Saliut…

6 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka shikuar nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama gjatë një prononcimi për gazetarët u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima.

Rama tha se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Pyetje: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

‘Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

Kreu i qeverisë theksoi se brenda javës do të fillohet vaksinimi me grupmoshat +65 vjeç, ku nënvizoi se do të mbahet i njëjti ritëm i larët i vaksinimit, sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

Rama kritikoi po ashtu edhe grumbullimet pa respektuar masat anti-COVID të kreut të PD-së gjatë kësaj fushate elektorale.

‘Edhe ne Korçë si kudo jo vetëm në qendrat e vaksinimit, por në çdo qendër shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, vijon intensivisht vaksinimi, është një lehtësim i madh për njerëzit që vaksinohen, është ndjenjë shumë e fortë nderi për ne që bëjmë çmos kur shohim gjithë këta gjyshër e gjyshe që buzëqeshin.

Do shkojmë menjëherë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.

Sistemi po funksionon realisht sahat, ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

E përsëris që vaksinimi masiv ka të domosdoshëm dhe distancimin që do të thotë që ne duhet të bëjmë të gjithmonë detyrën tonë pasi nëse nuk mbajmë distancë aq më tepër grumbullohemi siç po ndodh përditë në vatrat COVID të fushatës elektorale të palës tjetër vonojnë procesin dhe biem në të njëjtin kurth ku ranë vendet e tjera, shikoni Kosovën, u desh një fushatë elektorale pa distanca me marshime për të rritur numri frikshëm dhe për të kthyer një trend negativ të vdekjeve.

Shikoni Malin e Zi, një vend ku niveli i infektimeve ishte më i ulëti në rajon, sot ata vazhdojnë të përballen me pasojat e tmerrshme të një fushate elektorale të papërgjegjshme.

Kjo është së pari një çështje përgjegjshmërie, respekti, për shëndetin, mbi shëndetin nuk ka dhe nën shëndetin e njerëzve vijnë gjërat e tjera.’- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI KURIOZË TA DINI? Ja çfarë pune bënte Alketa Vejsiu para se të bëhej e famshme
Previous article TRONDIT Arian Çani: Shqiptarët kokëtulër, barinj dhe analfabetë. Unë do i kisha shkelur me kembë...

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit Aktualitet

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT