• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI I MËSUESVE NË VEND/ Ministrja e Arsimit: Është në dorën e tyre nëse vaksinohen tani apo më vonë
Home
Politikë

VAKSINIMI I MËSUESVE NË VEND/ Ministrja e Arsimit: Është në dorën e tyre nëse vaksinohen tani apo më vonë

18 March, 2021 Delo.autor Politikë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, deklaroi se “mësuesit kanë të drejtë që ta vendosin vetë nëse do ta bëjnë tani vaksinën apo në një moment të dytë”.

“Jam shumë e lumtur që e nisëm procesin e vaksinimit dhe mësuesit janë një nga kategoritë prioritare sepse po rrezikojnë dhe sakrifikojnë. Mësuesit kanë të drejtë që ta vendosin vetë nëse do ta bëjnë tani apo në një moment të dytë, pasi mund të ketë mësues që sapo e kanë kaluar koronavirusin.

Dozat janë të mjaftueshme për të gjithë mësuesit dhe pedagogët. Është në dorën e tyre ta bëjnë tani apo më vonë. Dozat që kanë ardhur janë të certifikuara dhe monitorojmë çdo mësues”, u shpreh Kushi.

Më tej, ajo premtoi se pagat e mësuesve do të rriten sërish, nëse Partia Socialiste fiton një mandat të tretë: “Kemi rritur 3 herë pagat e mësuesve, për një total prej një 32%, dhe objektivi është që brenda mandatit të ardhshëm të rriten 40% në total”.

Ajo theksoi gjithashtu se qeveria po investon shumë “te trajnimi i mësuesve për t’u përshtatur me mësimdhënien “online”, edhe pas kalimit të kësaj situate”.

Në lidhje me Paktin për Universitetin, Kushi tha: “Pakti për Universitetin është objektiv i yni, madje, edhe pse patëm vështirësi nga tërmeti dhe pandemia, në buxhetin e këtij viti i kemi lënë hapësirë edhe këtij Pakti.

Premtimit të punësimit të ekselentëve i kemi qëndruar; janë rikonstruktuar disa rezidenca universitare në të gjithë vendin, ndërkohë që kemi nisur një projekt për Kampusin Universitar të Tiranës, por u vonua nga tërmeti dhe pandemia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALË E MBAJTUR/ Ministrja Xhaçka dhe Ambasadori Bucci firmosin marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit në Itali
Previous article KRIMI NË FAMILJE NË FIER/ Ky është 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten (FOTO+EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT